Pas vendimit për djegien e mandateve nga ana e grupit parlamentar të PD, ambasadori i BE Luigi Soreca dhe zv.ambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones kanë shkuar në Kryeministri.
Zyrtarët ndërkombëtarë po zhvillojnë prej disa mintash një takim me kryeministrin Rama. Në qendër të kësaj bisede është pikërisht situata aktuale politike.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qendrimi i ndërkombëtarëve dhe roli i tyre për vendimin e PD e cila vendosi sot djegien e mandateve duke artikuluar edhe njëherë qeverinë tranzitore dhe zgjedhjet e përgjithshme, përnjeherë me zgjedhjet lokale.