Sot Lulzim Basha e bëri faktë të kryer lënien e mandatit nga ai dhe shpura e tij. Për këtë qëllim ai bisedoi dhe me aleatët, që përveç mandatit të tyre personal nuk kanë asnjë mabdat tjetër, e që edhe ky mandat u është dhuruar nga partia e SHQUP, sikur të ishte kostum.
Por e papranueshme për veshët e qytetarëve është deklarimi me pompozitet i djegies së mandatit. Asnjë mandat nuk digjet, sepse është mandat listash shumë emrore dhe askush nuk tagrin ta trajtoi si pronë të tij.
Ligjërisht, vetëm deputeti i zgjedhur në sistem maxhoritar nga vota e drejtpërdrejtë në emër të tij nga qytetarë, mund të kërkoi djegien e mandatit, duke marrë miratimin e votuesve të tij, e duke e kaluar zonën në zgjedhje të parakohshme, sepse nuk ka deputet radhe.
Termi djegie mandat nuk vlen për grupimin e Bashës, por e papranushme është përdorimi i këtij termi nga këta dashnor flakësh dhe djegiesh. Ata po dorzojnë mandatet, madje me dhimbje në KQZ. Me krah të lehta puna e re!/Ekskluzive.al