Lulzim Basha në një dalje për mediat njoftoi se propozimi i tij për djegien e mandateve u pranua nga Grupi Parlamentar i PD, i cili nisi mëngjesin e sotëm një diskutim për vendimin që do të marrë opozita.
Basha deklaroi për mediat se: “PD ka votuar unanimisht PRO djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim”, u shpreh ai.
Sipas vendimit të grupit, Basha u mandatua të mbledhë Këshillin Kombëtar të PD-së për marrjen e vendimit përfundimtar.
Mbledhja e PD ka nisur rreth orës 10:00 për të diskutuar propozimin e kryedemokratit Basha për djegien e mandateve, një vendim i paprecedentë dhe krejtësisht “qorrazi”.
I njëjti diskutim po zhvillohet dhe në grupin e partisë LSI, ku Monika Kryemadhi po i mbush mendjen deputetëve të djegin mandatet, sepse 6 prej tyre nuk janë dakort./Ekskluzive.al