Sot është zhvilluar mbledhja e grupit parlamentar të PD -së, ku ka pasur debate te forta dhe kundershti per djegien e mandateve.
Burime zyrtare brenda grupit parlamentar të PD, thanë se në mbledhje ka folur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka thënë nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër.
Sipas Berishës Rama nuk rrëzohet me protesta paqësore.
“Nëse Rama ka vendosur që të mos ikë, opozita nuk fiton dhe nuk ka çfarë të fitojë” ka thënë Berisha.
Gjithashtu mësohet se Berisha të jetë shprehur se “Rama meriton plumbin në ballë, por këtë nuk na e lejon interesi i vendit”.