osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të pathënat e aktorit Demir Hyskja

Të pathënat e aktorit Demir Hyskja

Të gjithë e mbajnë mend mëngjeseve teksa çapitej ngadalë në rrugicën e ngushtë pranë shkollë “Qamil Guranjaku” ku ai banonte. Demir Hyskja nuk kishte hequr dorë nga rituali i tij mëngjesor i një kafeje pranë teatrit “Skampa”, ku takonte miq e dashamirës. Qëndronte me to deri në mesditë për t’u krhyer sërish në shtëpi. Askush nuk do ta besonte se një aktor i dhjetra roleve në teatër dhe film, i nderuar me titullin e lartë “Artist i Merituar’ dhe “Artist i Popullit’, i dekoruar me “Naim Frashërin e klasit të parë” bënte një jetë kaq të tërhequr nga media, kaq modeste. Kush e njihte nga afër e dinte se ishte e vështirë që një gazetar t’i afroheshe për ta intervistuar. Megjithatë një ndër të paktit, Fatos Salliu tregon detajet e bisedës që ka pasur me mjeshtrin e skenës dhe kinematografisë, në një takim të zhvilluar kohë më parë, me gjasë i fundit përpara ndarjes nga jeta të artistit.

Hyskja konsideronte si armiqtë më të mëdhenj të jetës së tij, mbipeshën dhe duhanin. Këtë të fundit, tregon se ishte munduar ta linte disa herë por më kot, ndërsa mbipesha ishte shkaktare e diabetit dhe e kufizonte në lëvizje. I ndërgjegjshëm që ecja i bënte mirë, ai e kishte të pamundur të lëvizte në distanca të largëta. Edhe pse në rini ishte mësuar të bridhte, duke ndjekur të gjithë rrjedhën e Shkumbinit deri në bregdet vetëm për të ushtruar aktivitetin e tij të preferuar, peshkimin.

Kur pafuqia i ngushtoi perimetrin e lëvizjes, Demiri u hodh në një tjetër sport, futbollin. Origjinal në tifozerinë e tij, besnik i skuadrës së Elbasanit, Hyskja tregonte se i pëlqenin skuadrat që luanin futboll në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në të tilla shijë ishte edhe në drejtim të artit. Ndjekës i rregullt i kinematografisë botërore dhe jo i telenovelave, ndër aktorët e tij të preferuar ishte dhe Antoni Kuin.

Kontrovers në mendimet e tij mbi fenë dhe politikën, Hyskja është i drejtpërdrejtë kur thotë se nuk ka shkuar asnjëherë në votime, dhe aq më pak nuk ka milituar në rradhët e asnjë force politike, paçka se ftesat nuk kanë munguar. Me gjasë shijen e keqe të politikës e ka pasur që në periudhën e para viteve ’90-të kur Hyskja ka qenë deputet për 20 vjet në Kuvendin Popullor. Dy herë në vit shkonin në Tiranë për të ngritur dorën e për të votuar për numër sepse siç kujton ai gjithçka e përgatiste Komiteti Qëndror. Askush nuk kishte zgjedhje tjetër veçse të miratonte direktivat.

Megjithëse i bindur në ushtrimin e detyrave të tij, Hyskja kishte dhe dosje me një shprehje që e kishte thënë mesa duket krejt pa të keq por të pamenduar për sistemin paranojak të kohës. Pulat që mbante në oborr çukisnin përherë gazetën “Zëri i Populli” që i vinte në pragun e derës së shtëpisë. Një gazetë e copëzuar që nuk lexohej dot nga Hyskja nuk ia vlente të merrej me abonim mujor. Kur e kishin pyetur përse nuk e bënte abonimin Hyskja mban mend të ketë thënë “nuk më hyn në punë gazeta se ma hanë pulat”. Një shprehje që do të arkivohej dhe që Hyskja do e rigjente në vitet e mëvonshme të demokracisë.