osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është Maria Logoreci një “Greta Garbo” e Shqipërisë?

A është Maria Logoreci një “Greta Garbo” e Shqipërisë?

Shtatori shënon edhe muajin e lindjes së një ikone të kinematografisë e teatrit shqiptar, “Nderit të Kombit”, Maria Logoreci.

Sa më shumë të shkruajmë e t’i kujtojmë këto figura të mëdha të artit shqiptar, aq më shumë e ndiejmë veten borxhli karshi tyre, sepse, sado që të flitet e shkruhet, atë që kanë bërë ata zor se e arrijmë. Maria i përket atij brezi të ndritur që dinin gjithcka dhe bënin gjithcka për kombin dhe popullin e tyre.

“Kishte një sinqeritet poetik plot vërtetësi artistike që dilte nga shpirti i Maries e ishte i saj. Nuk huazonte Maria, nuk e pranonte protezën, prandaj rolet e saj ishin të pastër, të kulluar, të thellë, pasionantë, të logjikshëm, të sinqertë, që komunikonin me spektatorin. Këto fjalë janë pak letrare, prozaike, sa keq që nuk mund të thuhen në poezi…

Unë them me bindje Marie Logoreci është Eleonora Duzë, Greta Garbo, Sara Bernar, Jermellova”, shkruan Piro Mani për të. E thotë Piro Mani, regjisori më i madh i skenës shqiptare dhe fjala e tij ze vend.

Më poshtë vjen një fragment nga shkrimi i Lek Gjokaj për Marian.

“Në gjimnaz filluan të duken prirjet e para, Maria vizaton bukur, këndon dhe më vonë fillon t’a shoqërojë veten me mandolinë ose kitarë, nuk i pëlqen matematika dhe lënda e Besimit. Por kënga e vizatimi ishin pasioni i moshës.

Ne Arkivin Privat Logoreci ruhen rreth 20 vizatime të asaj kohe në të cilat dëshmojne një shpirt të butë e delikat dhe një raport fin me objektin që vizatonë dashuria, syri i mprehtë e vëzhgues, harmonia e ngjyrave dhe fantazia në vizatim të bëjnë të mendosh vetëm për talent. Brenda një kohe të shkurtër mësoi gjuhët italiane e malazeze, por ajo që ndikoi fuqimisht në shpirtin e saj dhe që la gjurmë përjetë ishte njohja që në vogli me zakonet, traditat dhe eposin e veriut.

Njohja dhe më vonë studimi i këtyre zakoneve, mjedisit, folklorit e etnografisë u bë një pasion i ri për Marien. Të jatit kur i thonin se Tushi është e shkathët si djalë, bisedon me të rriturit këndon dhe i bie mandolinës shumë mirë, ai përgjigjej: – “Po, por nuk është djalë!” …Kujtonte kështu fëmijën e parë, djalin që I kishte vdekur.

Ajo u largua nga Shkodra në vitin 1937. Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi. Pranë “Miqve të muzikës” kishte ndjekur për pesë vjet mësimet për instrumentin e dashur të Vjenës, violinën.

Ai ishte ekonomist shumë i zoti dhe brenda disa vjetësh u bë Shef i Buxhetit të Shtetit dhe mori titullin më të lartë të kohës në Shqipëri “Kalorës i urdhërit të Skënderbeut”. Kola ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit) një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Ai rridhte nga familja e njohur e Logorecëve që përmendet që në vitin 1300 me emrin Logoreseos.