osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Për një gotë raki më shumë: Historia e alkoolit në Shqipëri

Për një gotë raki më shumë: Historia e alkoolit në Shqipëri

Gëzuar! Trokitja e gotave me pije shënon fillimin e çdo ceremoniali ngrënieje, që nga ata të thjeshtë familjarë e deri tek ata mbretërorë e plot shkëlqim. Por pas “gotave plot”, është një industri e tërë, industria e prodhimit të alkoolit e të pijeve alkolike.

Për prodhimin e alkoolit shfrytëzohen si lëndë të para rrushi, misri, patatja, panxharsheqeri etj. Modernizimi industrial ka bërë të mundur që për prodhimin e tij të shfrytëzohen edhe burime të tjera si gazi natyror dhe nënproduktet e naftës. Më pas alkooli ka një përdorim të gjerë në industrinë ushqimore, farmaceutikë, kozmetikë e deri në prodhimin e plastikës, bojrave dhe produkteve të tjera.

Në vendin tonë prodhimi i alkoolit si pije me metoda artizanale është shumë i hershëm. Ka të ngjarë që fillesat të jenë me prodhimin e verës nga rrushi, që sipas defterëve osmanë në shekullin e 15 rezulton të ketë qene një aktivitet i konsoliduar. Ndërsa prodhimi i alkoolit dhe i pijeve alkolike në rrugë industriale në vendin tonë ka filluar në Shkodër në vitin 1921 me investimin e vëllezërve Nikaj dhe disa sipërmarrësish të tjerë të atij qyteti. Shembulli i tyre do të ndiqej nga Siri bej Vlora, i cili dy vjet më vonë do të hapte distelerinë e tij pranë Ujit të Ftohtë. Në pesë vitet në vijim, industrisë së alkoolit do t’i shtoheshin edhe dy operatorë të tjerë, në një kohë që po në këtë periudhë kemi edhe investimin e kapitaleve të huaja në këtë industri.

Më poshtë paraqiten sipërmarrjet prodhuese të alkolit të cilat, sipas të dhënave të kohës, kanë patur një aktivitet në rritje dhe të rregulluar strikt si në marrëdhëniet me njëri tjetrin ashtu edhe në marrëdhniet me shtetin. Industria e alkoolit ka qenë pararoja e zhvillimit kapitalist të vendit dhe ka sjellë të gjithë elementët e atij zhvillimi. Ka qenë një industri që mbështetej në tregun e brendshëm që në atë kohë sigurisht ishte shumë i kufizuar. Pijet alkoolike ishin shumë pak të njohura në popull.

Ata kishin një konsumim modest nga shtresa më e pasur e shoqërisë. Mungesa e industrisë kushtëzonte një kërkesë të ulët për alkol dhe industria e tij në atë kohë ishte e destinuar vetëm për prodhimin e rakisë, uzos dhe për përdorim mjekësor. Zhvillimi i kësaj industrie u favorizua nga fakti se në vend ishin lëndët e para, dhe në të njëjtën kohë, edhe për faktin se ajo ka një proces teknologjik shumë më të thjeshtë se industritë e tjera dhe kërkon më pak investim kapitalesh.

Prodhuesit e parë të alkolit

Shoqëria Nikaj e shokë. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1921, në qytetin e Shkodrës, nga një grup sipërmarrësish shkodranë, ndër të cilët vëllezërit Nikaj, vëllezërit Sali Mehmeti, Kol Gj. Pashkja. Çmimi i tokës dhe i ndërtesës llogaritet të ketë kushtuar rreth 120 mijë fr. ar. Që në fillim, në mes të pjesmarrësve të kësaj shoqërie, pati mosmarrëveshje dhe, një pjesë e aksionerëve u larguan dhe distileria mbeti në duart e vëllezërve Nikaj. Në vitin 1931 fabrika u pajis me makineri moderne për kohën. Në vitin 1932 aktiviteti pushoi përkohësisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe nga viti 1939 deri në vitin 1942, ku si pasojë e konkurencës së madhe të alkoolit të importit, fabrika u mbyll. Në vitin 1943 nga mungesa e kapitalit, fabrika u shndërrua në shoqëri kolektive “Nikaj e shokë” me një kapital prej 175 mijë fr. ar.

Distileria “Skënderbeg”. Kjo fabrikë alkooli u ngrit në Vlorë, pranë Ujit të Ftohtë në vitin 1923 nga Siri Bej Vlora. Në vitin 1926 ajo është marrë me qira nga vëllezërit italianë Vincenzo e Robeteto Alegro, të cilët nga viti në vit e zgjeruan aktivitetin e tyre në Shqipëri. Vëllezërit Alegro para ardhjes së tyre në Shqipëri kishin patur biznese në Napoli e Romë. Ata kishin lidhje farefisnore edhe me sipërmarrës të mëdhenj italianë të kohës dhe kështu në vitin 1929 krijojnë në Napoli shoqërinë anonime “Industria Albanesi S.A.” me një kapital fillestar 300.000 lireta italiane. Kjo shoqëri në vitet më pas do të thithte distilerinë “Skënderbeg” në Vlorë.

Shoqëria Anonime “Mërkur”. Kjo shoqëri është krijuar në vitin 1926 nga kapitalistë të ndryshëm, me një pjesë të madhe korçarë. Qendra e saj ka qenë në Korçë. President i kësaj shoqërie ishte Vasil Andrejev. Aksionerë të tjerë të saj ishin Pando Mulla dhe Llambi Mano, të cilët njëkohësisht zotëronin aksione edhe në shoqërinë e përgjithshme elektrike të Korçës. Aksionerët e kësaj shoqërie dispononin kapitale të mjaftueshme dhe erdhën duke i rritur ato në përputhje me nevojat e tregut. Shumë shpejt shoqëria do të ishte e para në tregun vendas.

Shoqëria Nosi e shokë. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1927 nga një grup sipërmarrësish të qytetit të Elbasanit. Qendra e kësaj shoqërie, ka qenë në Elbasan. President i saj ishte Grigor Nosi, i cili përveç fabrikës së alkolit të cilën e zhvilloi me sukses, zotëronte në atë kohë edhe një fabrikë tjetër për prodhimin e vajit të ullirit.

Shoqëria Shkreli e Koliqi. Kjo shoqëri është ngritur në Shkodër, në vitin 1937, nga një grup tjetër sipërmarrësish të këtij qyteti. Në vitet e funksionimit të saj, fabrika e ka rritur ndjeshëm sasinë e prodhimit, duke kaluar në disa raste edhe prodhuesit e tjerë të tregut të kohës.

Lufta për treg

Sipas të dhënave të kohës kapaciteti prodhues i instaluar i industrisë së alkoolit në Shqipëri, në 1932, kishte arritur në 4.7 ton në ditë. I gjithë ky kapacitet ndahej mes katër fabrikave që operonin në vend në këtë mënyrë: fabrika e vëllezërve Alegro mund të prodhonte 1.8 ton në ditë ose 36.8 për qind e kapacitetit të instaluar, Mërkur dhe Nosi e shokë me nga 1.2 ton në ditë ose përkatësisht nga 25.5 për qind e kapacitetit prodhues dhe Nikaj mund të prodhonte 500 kg në ditë ose 12.2 për qind e kapacitetit prodhues. Por këto kuota nuk janë plotësuar asnjëherë. Përkundrazi ndonëse prodhuesit italianë zotëronin kapacitet të madh prodhues, në fakt ai kishte peshë relativisht të parëndësishme për prodhimin e përgjithshëm të kësaj industrie. Kapitali shqiptar duke parë fitimet që sillte tregu angazhoi energji e burime më të mëdha financiare duke e patur gjithmonë zotërimin e tregut. Në vitin 1937 në treg ka hyrë fabrika tjetër e krijuar me kapital shqiptar, që ishte fabrika e alkoolit e shoqërisë Shkreli-Koliqi me kapacitet 800 kg alkool në 24 orë. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, të asaj kohe prodhimi i alkoolit (96 gradë) i ndarë sipas fabrikave dhe pa përfshirë prodhimin e alkoolit me metoda artizanale nga subjekte tjera private, në vitin 1930 ishte i ndarë si vijon: Mërkur, Korçë-157.930 kg;

Nosi, Elbasan – 53.500 kg; Alegro, Vlorë-62.160 kg; Nikaj, Shkodër-73.910 kg; Gjithësej-347.500 kg.

Betejën më të fortë në ato vite, për të kapur treg, e ka zhvilluar sipërmarrja italiane Alegro, e cila megjithatë kurrë nuk arriti t’a zotëronte, madje pati problem të shumta financiare. Pas ardhjes në Shqipëri, vëllezërit Alegro, distilerinë e mëparshme, që ishte shumë e vogël, në vitin 1926 e kthyen në një industri moderne për prodhimin e alkoolit. Në vitin 1928 kapitali i kësaj firme llogaritej rreth 170 mijë fr. ar. Në fund të vitit 1938, kapitali neto i kësaj firme, llogaritej në 480 mijë franga. Ar. Në 1938 firma Alegro e zgjeroi veprimtarinë e saj në prodhimin e alkoolit, prodhimin e vajit të ullirit, larjen e leshit, prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike duke hapur dyqane në Vlorë e Tiranë, si edhe një ekonomi ndihmëse për rritjen e bagetive. Veprimtaria e firmës Alegro pati gjithnjë mbështetjen e fuqishme të shtetit italian.

Por jo gjithcka i ka shkuar “vaj”. Që më 1930, Alegro u përfshi në gjendje të vështirë financiare dhe rrezikoi falimentin. Ajo u detyrua të marrë kredi tek Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe nga sipërmarrësit shqiptarë si Pandeli Bezhani, nga i cili mori dy hua, një herë 1090 napolona ar, baraz me 20.180 fr. Ar, dhe një herë tjetër në 1931 10.000 fr. ar. Përkundrejt kësaj huaje firma Alegro dha në peng 100 kv. alkool. Pak kohë më vonë ajo merr përsëri një hua prej 3.000 fr. ar, me një kamatë prej 20% nga Qamil Bej Vlora. Në vitin 1932 firma Alegro i drejtohet disa herë për ndihmë Legatës Italiane,

ankës Kombëtare të Shqipërisë dhe e ngre çështjen deri në qeverinë italiane të cilës i kërkoi një hua prej 50.000 fr. ar. Qeveria italine nuk dha hua afatgjatë, por një subvencion të menjëhershëm prej 50.000 lireta italiane. Por situata e rënduar nuk ndryshoi. Në fillim të vitit 1935 qeveria italiane merr përsëri në analizë gjendjen e vështirë të firmës Alegro dhe vendos që fillimisht në mars 1935, Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë të japë shumën 20.000 fr. ar, që do të shkonte për shlyerjen e detyrimit ndaj Pandeli Bezhanit. Pas shlyerjes së detyrimeve shoqëria SVEA, me porosi të qeverisë italiane, i jep firmës Alegro një hua afatgjatë prej 25.000 fr. ar, për të zgjeruar prodhimin. Firma Alegro që në vitin 1935 rifillon prodhimin në distileri, të cilin e kishte ndërprerë pothuajse qysh në vitin 1930, dhe nis vënien në shfrytëzim të fabrikës së ullirit, pajisjet e së cilës kishin ardhur që në vitin 1932.

Prodhuesit vendas të alkoolit kanë pasur një varg epërsish, mbasi kishin lidhje me konsumatorët e shumtë të brendshëm. Ndërkohë Alegro në periudhën e parë nuk merrej me shitjen me pakicë. Prodhimin ua shiste me shumicë Pandeli Bezhanit, Niko Gjikondit dhe Aristidh Rucit, të cilët ishin bashkuar në atë kohë në formën e një karteli lokal dhe blenin gjithë prodhimin e distilerisë, për ta shitur më pas me shumicë dhe me pakicë.

Industria e alkoolit pas 1944

Menjëherë pas çlirimit, pushteti komunist ndër hapat e para që ndërmori ishte shtetëzimi fabrikave ekzistuese të prodhimit të alkoolit. U shtetëzuan me radhë fabrika e firmës Alegro, shoqëria anonime “Mërkur”, shoqëria Nosi e shokë dhe shoqëria Nikaj e shokë. Menjëherë pas shtetëzimit, fillimisht prodhimi në fabrika ra, por në pak vite edhe kjo industri do të rigjallërohej. Në atë periudhë u ngritën edhe disa fabrika tjera për prodhimin e pijeve alkoolike dhe të alkoolit, por do të duheshin edhe 5 vjet që prodhimi të arrinte kuotat e vitit 1939. Sipas të dhënave zyrtare të vitit 1962 në harkun kohor nga 1950 ecuria e prodhimit të alkoolit ishte 1019 hektolitra në 1950, për të shkuar 12.609 hektolitra në vitin 1962. Ndërkohë që në 1950 raportohet të jenë porodhuar edhe 4417 hektolitra raki, ndërsa në 1962 janë prodhuar edhe 15.797 hl raki, 37.839 hl verë dhe 7.071 hl konjak. Në ato vite pijet si rakia, vera e konjaku u bënë edhe produkte me peshë në eksportet e vendit. Zgjerim pati edhe prodhimi i birrës. Sipas vjetarit statistikor të vitit 1981 në vitin 1960 janë prodhuar 69 mijë hektolitra birrë, në vitin 1970 janë prodhuar 117 mijë hektolitra birrë dhe në vitin 1980 prodhimi i birrës ka shkuar në 150 mijë hektolitra. Pas viteve 90 edhe industria e alkoolit si shumë të tjera u rrënua. Fabrika më e madje e prodhimit të alkolit, ajo e Maliqit, e ndërpreu prodhimin. Megjithatë prodhimi i pijeve alkolike vazhdoi dhe që atëherë ka njohur rigjallërim të vazhdueshëm./Adi Darsi