Agron Duka i PAA-së është dakort për dorëzimin e mandateve parlamentare. Edhe Shpëtim Idrizi i PDIU-së është gati të ndjekë shembullin e Dukës. Problemi i vetëm është se…aata nuk kanë çfarë to dorëzojnë sepse nuk janë deputetë! Madje, as partitë e tyre nuk kanë mandate. Duka nuk ka siguruar asnjë në zgedhjet e 2017-ës, ndërsa Idrizit i ikën majtas si “të pavarur” edhe mandatet që kishte fituar!
Ndërkohë, aleatët që kanë mandate, sigurisht nga listat e PD-së, nuk ndjehen pas propozimit të Bashës për ti djegur. Nuk ka akoma prononcim të Mediut të PR-së- aleatit më besnik të PD-së, as të Ndokës së PDK-së, as të Shehit të LZHK-së.
Megjithatë, e rëndësishme në këtë nismë të Bashës, është nëse Grupi Parlamentar i PD-së dhe strukturat vendimmarrëse janë dakort në ndërmarrjen e këtij hapi. Ajo është opozita e madhe dhe e vertetë, të tjerët janë aksesorë opozitarë.