osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Policia e Vlorës deklaratë për ngjarjen e rëndë pak minuta më parë: Kush është “Çipuri” që shpëtoi edhe sot nga atentati?!

Policia e Vlorës deklaratë për ngjarjen e rëndë pak minuta më parë: Kush është “Çipuri” që shpëtoi edhe sot nga atentati?!

Policia e Vlorës e ka ende të paqartë se çfarë ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbetën të vr.arë dy persona dhe u plagos një tjetër por deklaron se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e krimit që tronditi vlonjatët këtë të diel. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes ku po mblidhen të gjitha provat.

Në vend janë ende gëzhojat e shumta të armëve të përdorura. Nisur nga burimet policore thuhet se kemi të bëjmë me një atentat të pastër.

“Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta. Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.

Paraprakisht dyshohet se viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë, ky i fundit nuk është emër i panjohur. Armando Sulejmani i njohur me nofkën “Çipuri” dhe anëtar i bandës së Gaxhait, i është bërë edhe më herët atentat në vitin 2016 teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia”, ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre

Asokohe kur iu bë atentati, Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu. Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në 2002 ai u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

Atentati i sotëm dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen, vazhdim i sagës së Llanajve.