Ndër personat e arrestuar nga policia për dhunën e ushtruar në protestën e djeshme është edhe 42 vjeçari Saimir Rexhepi nga Cërriku, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Ujku i Cërrikut’.
Pas kësaj ka shpërthyer deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i cili shprehet se ‘Ujku i Cërrikut’ u arrestua nga çakalli i qeverisë, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
“’Ujku’ që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur ‘kriminel’”, shkruan Luçja në Facebook.
Por a ishte ujku i Cerrikut një nga autorët e dhunës në shkatërrimin e objekteve të rëndësisë së veçantë, e që sipas udhëheqësve ishin të infiltruarit e PS, për të prishur protestën paqësore?!
Nëse po, përse opozita vulëhumbur interesohet për të “infiltruarit” , kur ishte ajo që kërkoi arrestimin e tyre që në potestë, apo po bënte shaka si Ujku?! Të gjithë të barabartë para ligjit edhe budallai edhe humoristi edhe kopili, që bën politik me varfërin e të tjerve, e që nuk e di postulatin universal. /Ekskluzive.al