osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Bandat e Tiranës, ose: si të shpëtohet Shqipëria?

Bandat e Tiranës, ose: si të shpëtohet Shqipëria?

Këta e quajnë veten «demokratë» e «socialistë», por para së gjithash janë bartës të mentalitetit të cubnisë. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Nga Enver Robelli

Vijnë me vjedhje votash në pushtet, vjedhin nga arka e pushtetit, pastaj vjen opozita i përzë nga pushteti. Kur vjen opozita në pushtet (edhe ajo shpesh me vota të vjedhura), fillon vjedhjen e madhe nga arka e shtetit, pastaj – pas katër apo tetë vitesh në pushtet – zullumi trashet dhe opozita (e re/e vjetër, pra ajo që ka qenë në qeveri dikur) mobilizon militantët për t’i vënë zjarrin çdo gjëje që ju duket shtetërore apo qeveritare. Një rreth vicioz!

Ç’janë këto banda që sundojnë Shqipërinë e mjerë qe një çerekshekull? E vetmja strukturë stabile duket të jetë kasta e oligarkëve dhe trafikantëve të llojllojshëm, të cilët ushqejnë hienat parapolitike, sepse sapo të vijnë hienat në pushtet fillojnë t’i ushqejnë oligarkët. Të cilët nuk e kanë fare problem t’i ndërrojnë padronët politikë.

Këto nuk janë parti, këto vetëm bartin etiketa si «demokratë» e «socialistë», janë grupe parapolitike me një mision të vetëm: të vjedhin vendin. A ka fuqi Shqipëria të krijojë një alternativë krejt të re politike? Një parti të re, aman! Një parti për të shpëtuar Shqipërinë. Për aq kohë sa nuk ekziston kjo forcë politike, Shqipëria mbetet pezull si vend – mes ëndrrës europiane dhe barbarisë ballkanike.

Sa më shumë që ëndrra europiane bëhet e padukshme në horizont, aq më banalë e të neveritshëm bëhen politikanët – me bojëra e me çizme, me sharjet më vulgare, me kërcënime e kërcime mbi tavolina, me hapje zjarri në parlament, në tempullin e debatit, aty ku shqiptarët i dërgojnë, demek, më të mirët e racës së tyre. Jo, ky është një iluzion. Se aty, në atë parlament, si në atë të Kosovës, me disa përjashtime lavdëruese, gëlon llumi i shoqërisë shqiptare, ky llum nuk përfaqëson qytetarët e ndershëm, por bandat që i financojnë.

Ikin shqiptarët nga vendi i tyre, sepse janë lodhur nga 21 janarët, nga Gërdecët, nga debatet idiotike mbi thuthuqët në parlament dhe jashtë tij, janë lodhur nga politika me çitjane e pa rezultate. Ikin shqiptarët, sepse një ministër i tyre i brendshëm me vite të tëra sillet si ministër për koordinimin, sigurimin dhe garantimin e trafiqeve të drogës nga Shqipëria matanë detit, drejt Europës Perëndimore, dhe duan të ikin gati 50 për qind nga Shqipëria (e po aq nga Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë Veriore) për shkak se nuk shohin të ardhme në vendin e tyre, dhe politikanët zgërdhihen, çajnë trapin, siç thuhet në pijetoret e Tiranës, Shkodrës, Gjirokastrës.

Dhe kështu, ditë pas dite, zbehen shpresat se shqiptarët janë të aftë të mbajnë shtete funksionale. Për shtete të tilla kanë nevojë si për ujin e bukën shqiptarët, sepse oligarki parapolitike dhe të korruptuara e vendplaçkitëse ka sa të duash edhe në Afrikë. Qëmoti në Shqipëri (e edhe në Kosovë) politika nuk është sinonim për shërbim ndaj shoqërisë, por për plaçkitje. Andaj ata që janë në pushtet duan ta ruajnë atë me çdo mjet dhe ata që janë në opozitë duan ta marrin pushtetin me gati çdo mjet – si dje në Tiranë me shufra hekuri.

Po erdhën këta nesër a pasnesër në pushtet, shufrat i lënë aty, sepse vijnë të tjerët, opozitarët, i marrin dhe fillojnë të thyejnë xhama e të bërtasin si të çmendur: pushtet, pushtet, pushtet. Kush e ndalë këtë batërdi? Këtë batërdi që është shndërruar në metaforë, koncept dhe gjendje të Shqipërisë. Dhe kjo gjendje, siç e kemi parë, shpesh ka shkaktuar edhe viktima.