Ish-kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha vijon të jetë në policinë e Tiranës që prej shoqërimit të tij mbrëmjen e kaluar.
Sipas “News24”, Hoxha është marrë në pyetje disa herë për protestën e djeshme por nuk i është komunikuar ende arresti.
Hoxha po hetohet lidhur me protestën e opozitës para Kryeministrisë dhe veprimet e dhunshme të ndodhura gjatë saj. Ai rezulton të jetë fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa akuzohet për thyerje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone.