osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Të uzurposh zyrat e shtetit nuk quhet marrje pushteti por grusht shteti, por “lehsit” Lubonja, Rakipi, Bushati, të pakënaqur me Bashën: Duhet të hynin në zyrën e Ramës

Të uzurposh zyrat e shtetit nuk quhet marrje pushteti por grusht shteti, por “lehsit”  Lubonja, Rakipi, Bushati, të pakënaqur me Bashën: Duhet të hynin në zyrën e Ramës

Tre anal-istë lehes të politikës, Fatos Lubonja, Andi Bushati dhe Ylli Rakipi janë në një mendje për protestën e sotme që u udhëhoq nga opozita. Ata kritikojnë opozitën për mënyrën si e mbylli protestën, pasi nuk diti të përdorë një revoltë mbarë popullore kundër qeverisë së Kryeministrit Rama. Ata nuk e kursejnë liderin e opozitës kur thonë se “vetëm ai (Basha) nuk e kuptoi protestën”.

Bushati thotë se populli sakrifikoi, ndërsa opozita me sa duket nuk është gati të bëjë “sakrificë” për të rrëzuar qeverinë, duke lënë njerëzit të zhgënjyer. Komentet e tyre u bënë gjatë emisionit “Opinion” në “News 24” direkt pas përfundimit të protestës së të shtunës.

Andi Bushati: Në qoftë se do të japim një konkluzion të përgjithshëm, protesta e opozitës ka dështuar. Ka një shprehje populli që thotë “kur do nxjerrësh shpatën nga milli (këllëfi) duhet të dish ta përdorësh”. Në këtë kuptim duket sikur opozita tentoi të bënte dhunë, mori njollën dhe nuk mori frytet.

Bëhen të gjitha llogaritë më përpara dhe do dish si do e çosh në fund. Opozitën e dëmtoi gjuha e dyfishtë. Ata që deshën të hapnin dyert e kryeministrisë ishin ithtarët e opozitës. Pra kishim një mosmarrje përgjegjësie nga liderët kryesore të opozitës. Edi Rama duket më i dobët mbrëmë në darkë apo sot? Mua më duket se kryeministri Edi Rama është më i fortë sot.

Ylli Rakipi: Protestuesi më i paqartë ishte zoti Lulzim Basha. Shumë njerëz pa punë, njerëz që jetojnë në limitet e varfërisë, njerëz të cilët nuk kanë ku të shkojnë ishin sot të revoltuarit e protestës. Unë pashë njerëz që s’ishin në shërbim të Bashës. Njerëz që vinin nga zona ime, njerëz të vuajtur njerëz që kishin humbur gjithçka. Çështja është a di Basha ta lexojë hallin e tyre?

Në rastin e sotëm pashë shumë shqiptarë që nuk kishin lidhje me partitë. Politika merr në dorë hallet e njerëzve nëse ajo mundet apo di. Pra qytetarët ishin aty për hallin e tyre, ndërsa opozita për hallin e saj. Në fund u ndanë secili në hallin e vet. Opozita po bën një film me skenar, po bën një telenovelë.

Fatos Lubonja: Dhuna ishte lajm, pa dhunë nuk ka lajm. Edhe ndërkombëtarët do thellohen kur të shohin se si është irrituar masa. Do mendojnë se e kanë një hall këta njerëzit që dalin në shesh.

Po të isha unë do të kisha hyrë në zyrën e Edi Ramës. Në mënyrë simbolike do ti kisha nxjerr pikturat por dhe koshin e basketbollit se ajo nuk është zyra e tij private. Këtë do e kisha bërë në mënyrë simbolike. Le ta marrë vesh gjithë bota se kush qeveris. Ai e meritonte një goditje.