Teksa kemi parë takimet e Bashës e të Kryemadhi nëpër rrethe, ku as 100 vetë maksimumi s’bëheshin, kjo tregon se protesta e sotme i kishte kaluar përmasat e militantëve partiakë, duke qënë e qytetarëve të lodhur nga varfëria dhe mungesa e shtetit. Pjesa më e madhe e tyre nuk kishin ardhur s’kishin ardhur për liderët e opozitës, por për të kundërshtuar qeverisjen e Edi Ramës. Me dhunën që nxitën militantët e paguar, shkatërruan këtë protestë, sikurse bënë me studentët. Ka ardhur koha, sikurse bëhet apel dhe nga SHBA, për një forcë të tretë politike opozitare që të kanalizojë seriozisht këtë zemërim popullor ndaj këtij sistemi politik, për ta shembur atë
Protesta e opozitës e ditës së sotme ishte me të vërtetë me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duke habitur të gjithë me përmasat e saj.
Teksa kemi parë takimet e Lulzim Bashës e të Monika Kryemadhit nëpër rrethe, ku as 100 vetë maksimumi s’bëheshin, kjo tregon se protesta i kishte kaluar përmasat e militantëve partiakë.
Parë në këndvështrim, ajo që mund të themi është se kjo protestë ka qënë me të vërtetë një protestë e qytetarëve të lodhur nga varfëria dhe mungesa e shtetit.
Pjesa më e madhe e tyre nuk kishin ardhur as për Lulzim Bashën, as për Sali Berishën, as për Monika Kryemadhin dhe as për krerët politikë të aleatëve të PD.
Protestuesit në masën më të madhe kishin ardhur për të kundërshtuar qeverisjen e Edi Ramës, për të shprehur sëpaku dufin e tyre kundër vjedhjes që ka bërë dhe po i bën kryeministri bashkë me oligarkët e tij, arkës së shtetit shqiptar.
Ata ishin më paqësoret e mundshëm dhe kanë qënë idealistët e vërtetë të kësaj proteste, e cila e nënvizuam, ishte shumë përtej elementit partiak, pasi PD-LSI nuk i kanë parë as në ëndërr kaq militantë.
Por Berisha, Basha dhe Monika treguan se nuk kishin lidhje me protestën reale të hallexhinjve, ata kishin problem rrëzimin e Ramës, për të ardhur vetë në pushtet, pa shembur sistemin.
Ndaj nxitën kamikazët e paguar që të ushtronin dhunë, të shkatërronin protestën dhe këtë pjesëmarrje kaq të madhe të qytetarëve të thjeshtë, të cilëve u ka shkuar thika në asht nga kjo keqqeverisje e Edi Ramës.
Dhe militantët e paguar të kupolës politike të opozitës, e cila është në unison me atë të mazhorancës, e vranë këtë protestë qytetare masive, sikurse vranë dhe atë të studentëve.
Ka ardhur koha, sikurse bëhet apel dhe nga SHBA, për një forcë të tretë politike opozitare që të kanalizojë seriozisht këtë zemërim popullor ndaj këtij sistemi politik, për ta shembur atë./Pamfleti/