Gazetari investigativ Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje edhe detaje nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër persona. Sipas Hoxhës, pas asaj ngjarje të rëndë ish-kryeministri Sali Berisha solli pajisje të reja në mënyrë që të përballoheshin demonstratat në të ardhmen.
Artan Hoxha tha:
“Të gjitha pajisjet që janë përdorur sot me gaz lotsjellës janë pajisje që janë blerë pas 21 Janarit. Për ironi të fatit të Berishës, ato i ka blerë ai vet për të përballuar demonstratat e mundshme në të ardhmen”.