Një vajzë 7 vjeçe ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në fshatin Rrotull në Durrës.
Mësohet se 24-vjeçari Rexhep Dama, duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A.H. që ka humbur jetën.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e drejtuesit te mjetit.