Në mënyrë të pavullnetshme, Sali Berisha sapo ka kryer një gafë, që nxjerr zbuluar të gjithë protestën e ditës së sotme.
Ish-Kryemininistri ka hedhur 30 minuta më parë një foto në rrjetet sociale, të një autobusi që ka një banderolë, “Ky është fundi i hajdutëve”.
Fotoja është bërë në Shkodër, pak orë më parë, kur autobusi sapo ishte mbushur për të ardhur drejt Tiranës.
Megjithatë, edhe për shkak të reflesit të xhamit, ajo që Berisha nuk ka arritur të shohë është se duke postuar këtë foto po bën një autogol.
Në brendësi të saj, në sediljen pranë shoferit, ndodhet i ulur një person që po plotëson listën, duke bërë apel të gjithë të pranishmëve.
Mësohet se personi që po plotëson listën është një punonjës i Bashkisë Shkodër dhe një militant i PD.
Detyra e tij është të raportojë se cilët nuk i janë bindur urdhërit të Voltana Ademit për të ardhur me detyrim në Tiranë, në mënyrë që persona të tillë të largohen nga vendi i punës.