Protesta e opozitës ka marrë vëmendje edhe nga mediat e huaja pasi ishte paralajmëruar paqësore por agravoi në dhunë dhe mësymje drejt ambjenteve të Kryeministrisë.
Washington Post shkruan, se Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.
Artikulli i plotë: Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare janë ndeshur me policinë në një tubim anti-qeveritar për të protestuar ndaj qeverisë të cilën ata e quajnë të korruptuar, duke kërkuar dorëheqjen dhe zgjedhjet e parakohshme.
Militantët e Partisë Demokratike çanë kordonin e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit Edi Rama.
Qindra forca policore kanë rrethuar ndërtesën kryesore të qeverisë. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor.
Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet prioritet i lartë për qeverinë e vogël të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria shpreson që më vonë këtë vit Brukseli do të vendosë për të nisur negociatat e plota të anëtarësimit në BE.
https://www.washingtonpost.com/world/europe/clashes-with-police-in-albanian-opposition-rally/2019/02/16/881eb140-31dc-11e9-8781-763619f12cb4_story.html?noredirect=on&utm_term=.17c58177ae0a