Ende pa nisur protesta e opozitës, Partia Demokratike ka nisur të mashtrojë me numrat për ta bërë protestën që të duket sa më të madhe.
Kështu, sipas tyre, vetëm nga Shkodra pritet që të vijnë 8 mijë persona përmes autobuzëve. Duke ditur që një autobus mban deri në 50 veta, do të duhet të bëhen bashkë 200 autobuzë për t’i transportuar të gjithë bashkë.
Është e pamundur që në Shkodër të gjendet një numër i tillë autobuzësh. Ndërkohë, sipas opozitës, në total të organizuar për të ardhur me autobuzë do të jenë 50 mijë persona.
Për të transportuar këtë numër njerëzish nevojiten 1 mijë autobuzë. Në të gjithë Shqipërinë, nuk gjenden një mijë autobuzë transporti.
Fryrja e numrave të protestuesve ndodh rëndom në çdo protestë të PD-së.
Në çadrën e 2017-n, Basha pretendonte shifrën e 200 mijë personave, ndërsa është pretenduar edhe shifra e gjysmë milionë protestuesve, më shumë se sa votat e marra ndonjëherë nga PD ose praktikisht, gjysma e meshkujve në moshë aktive të të gjithë Shqipërisë.