Deputeti i “kobures”, Gent Strazimiri, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, pas deklaratës së Gardës dhe Policisë, se ndaj Edi Palokës kanë nisur hetimet për bojën e hedhur ndaj Ramës në Kuvend.
Strazimiri thotë se Edi Paloka është nënkryetari më i rëndësishëm në historinë e Kuvendit.
“Llesh!
“Shtetasi Edi Paloka”, ndryshe nga ti, është në atë sallë sepse është deputet i zgjedhur me votën e popullit dhe jo pak por 5 herë!
Llesh!
“Shtetasi Edi Paloka” e ka fituar vendin në atë sallë edhe kur përballë kishte vrasësit e Azem Hajdarit, Fehmi Abdiun apo edhe “Habilajt” e politikës e të policisë!
Llesh!
“Shtetasi Edi Paloka”, është nënkryetari më i rëndësishëm i Kuvendit të Shqipërisë, sepse përfaqëson POPULLIN, jo qeverinë!
Dhe në fund, Llesh,
Thuaji “Gardës” dhe “Policisë”, të cilat nuk kanë nisur hetimet as kur në sallë qëlloheshin me armë e me grushta deputetët e opozitës, që nëse ti dhe ata e ndotni atë sallë ende me prezencën tuaj, kjo ndodh vetëm se ne, kolegët e “shtetasit Edi Paloka” së bashku me POPULLIN ende jua lejojmë!!!!
Kështu që kujdes Llesh, mos e çil at derë”, thotë Strazimiri.(TemA)