osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A po e përdorin Bashën si “mish për top” Berisha dhe Kryemadhi?! Presion për të drejtuar shkatërrimin e gjithçkaje te kryeministria!

A po e përdorin Bashën si “mish për top” Berisha dhe Kryemadhi?! Presion për të drejtuar shkatërrimin e gjithçkaje te kryeministria!

Sali Berisha dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ndahen dot nga skenarët e dhunës. 16 shkurti thuhet se do të jetë një protestë destabilizuese, por arkitektët e vërtetë duket se janë Berisha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gazeta ka mësuar se gjatë këtyre ditëve të fundit në kuadër edhe të organizmit të protestës së nesërme, Berisha, Kryemadhi dhe deputetët pranë tyre kanë ushtruar presione ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me qëllim që ky i fundit të mbështesë kauzën e tyre dhe se 16 shkurti duhet të jetë një ditë e madhe, ku të mbizotërojë kaosi dhe dhuna, mjete këto që do të sillnin rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas informacioneve të sigurta nga selia blu, si Berisha, ashtu edhe Kryemadhi apo edhe disa deputetët në çdo takim dhe bisedim që kanë pasur me Bashën, i kanë kërkuar këtij të fundit që të mos guxojë që protestën e nesërme ta bëjë të qetë, pasi sipas tyre, e shtuna do të jetë një ditë ku opozita duhet tregojë forcën ndaj qeverisë.

Po ashtu, mësohet se ish-kryeministri i ka bërë të qartë kreut të PD, se në rast se nuk zbaton asnjë nga porositë dhe udhëzimet e tij, posti i Bashës në krye të partisë do të jetë në pikëpyetje të madhe. Madje, mësohet se Berisha dhe deputetët pranë tij janë shprehur qartë ndaj liderit demokrat, duke i thënë se nuk mban më ujë pilafi dhe se nëse nuk rrëzon qeverinë, ai nuk ka më çfarë t’i japë Partisë Demokratike dhe se do t’i duhet të largohet.

Baza presion Bashës

Presione ndaj Bashës po ushtron edhe baza demokrate. Sipas informacioneve të gazetës, gjatë takimeve në bazë në kuadër të organizmit të protestës së 16 shkurtit, një pjesë e militantëve të kësaj partie që janë përkrahës dhe mbështetës të Berishës i kanë dërguar mesazhe të koduara kreut të PD përmes kryerave të degëve demokrate. Mësohet se ata në unison me kërkesat e artikuluara nga ish-kryeministri i kanë kërkuar krerëve të degëve që t’i thonë Bashës se nuk pranojnë më që protestat e Partisë Demokratike të kthehen në ecje dhe shëtitje për militantët, por sipas tyre duhet të jetë një provë force ku të mbizotërojë kaosi dhe dhuna, në mënyrë që të bjerë qeveria.

Megjithatë, ajo që i përforcon edhe më shumë zërat se ndaj Bashës ka presion nga binomi “Berisha dhe Kryemadhi” e vërteton retorika e kreut të PD, i cili në çdo dalje ka qenë më i qetë duke deklaruar se opozita do të vijë në pushtet me votë dhe jo me dhunë. Por duket se kjo retorikë e kreut të PD, nuk është mirëpritur nga ish-kryeministri dhe kryetarja e LSI, të cilët janë hedhur në sulme, duke i kërkuar Bashës që të reflektojë dhe ta harrojë që protesta e 16 shkurtit do të jetë e qetë. Nga ana tjetër, ajo që e vërteton më së miri se ndaj kreut të PD ka presion është deklarata e ish-kryeministrit.

Dy ditë më parë teksa ishte në një studio televizive, Berisha i dërgoi mesazh Bashës se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje të dytë me Ramën, sikundër bëri në 17 maj të vitit 2017. Si duket ish-kryeministrin e kanë trembur deklaratat e kryeministrit Rama që Basha kërkon komunikim me të dhe Berisha është vënë në alarm, duke i kërkuar shefit të selisë blu që një gjë e tillë të mos ndodhë më dhe se duhet të pajtohet me tezën e tij, siç është rrëzimi me dhunë i qeverisë. Thënë më troç, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi po përdorin Bashën si mashë për të shkaktuar destabilitet në vend. Megjithatë, mbetet për t’u parë nesër se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels SELIMAN