osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PD-LSI duke përdorur militantët plan për të “pushtuar” Kryeministrinë: Synohet të rrethohet godina dhe turma e “trimave” të marshojë drejt sallës hyrëse

PD-LSI duke përdorur militantët plan për të “pushtuar” Kryeministrinë: Synohet të rrethohet godina dhe turma  e “trimave” të marshojë drejt sallës hyrëse

Zbardhen detajet e protestës së opozitës më 16 shkurt. Ndonëse liderët e saj kanë preferuar të mbajnë sekret lëvizjet, gazeta ka mësuar se plani i PD-LSI dhe partive të tjera opozitare është që të shtunën të rrethohet Kryeministria në 3 anët të saj. Kjo bëhet e ditur në disa letërkëmbime mes Partisë Demokratike dhe Policisë së Shtetit. PD ka kërkuar lejë për tubim në zonën para Kryeministrisë, në pjesën e Piramidës, si dhe nga ana lindore e Kryeministrisë, ose Hotel Rogner. “Ju njoftojmë se tubimi i datës 16 shkurt do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në sheshin para Kryeministrisë, Lulishtja tek Piramida dhe rruga “Ismail Qemali”.

Caktimi i vendit të tubimit është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Për këtë arsye ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, thuhet në shkresën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi i ka dërguar policisë. Por kjo e fundit e ka refuzuar lejen për dy anët në krah të Kryeministrisë, me argumentin se aty do të jenë të dislokuara forcat e policisë.

“Hapësirat ndërmjet Kryeministrisë dhe Piramidës do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës” të cilët do të përmbushin detyrat ligjore para, gjatë dhe pas protestës. Dhe rruga “Ismail Qemali” do të jetë e lirë pasi do të shërbejë për përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave ligjore të policisë së shtetit, gardës së republikës, urgjencave mjekësore, emergjencave dhe agjencive të tjera ligjzbatuese”, thuhet në shkresën e policisë. Por Bardhi e ka cilësuar të paligjshme dhe është shprehur se nuk do merret në konsideratë refuzimi, duke treguar qartë se opozita do rrethojë Kryeministrinë në 3 anët e saj.

PD-LSI skenarë dhune

Gazeta ka mësuar gjithashtu se këtë herë opozita synon që të kalojë rrethimin e Kryeministrisë. Militantë të caktuar janë porositur për të shtyrë turmën drejt sallës hyrëse, ku nuk përjashtohet mundësia që të shkatërrohen orenditë aty dhe tu vihet zjarri. Bëhet fjalë për sallën sapo kalon derën e Kryeministrisë, sallë e cila shërben kryesisht për ekspozime të ndryshme. Kjo konfirmohet dhe nga fakti se dje punonjësit e Kryeministrisë rrethuan hyrjen e kësaj zone, për të parandaluar sulmet dhe turmën.

Pra skenari është që të provokohet Garda e policia për një 21 Janar të dytë. Këtë informacion ka dhe policia dhe për këtë arsye pritet që të ketë përleshje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërkohë dje në media kanë qarkulluar zëra se nëpër tregjet e Tiranës militantët e PD LSI kanë blerë mjete të forta për të sulmuar Kryeministrinë dhe forcat e rendit. Po ashtu gazeta ka mësuar se gjatë këtyre ditëve të rinjtë e FRPD dhe LRI po organizohen dhe janë urdhëruar që të jenë ata në krye të protestës, në mënyrë që të shkaktojnë trazira, mjete këto që do të nxisin turmën që të përplaset me uniformat blu.

Po ashtu, mësohet se të rinjtë e forumeve të këtyre dy partive po përdorin çdo mjet komunikimi për të thirrur qytetarët në protestë, ndërsa mësohet se për qytetarët e rretheve do të sigurohet transporti falas. Deri më tani sinjalet janë se më 16 shkurt do mund të ketë dhunë. Gazeta ka mësuar se opozita po pajton individë të ndryshëm që të nxisin turmën dhe ta shtyjnë atë drejt përplasjeve me policinë. Ndërkohë, nuk do të mungojnë sulmet me vezë apo flakadanë drejt Kryeministrisë.

Masat e policisë

Gazeta ka mësuar se policia ka hartuar një plan konkret masash për protestën e 16 shkurtit. Policia, SHISH, RENA, Antiterrori dhe Garda janë bërë bashkë, për të hartuar strategjinë e mbrojtjes së Kryeministrisë. Ndërkohë, është kërkuar ndihmë dhe nga ndërkombëtarët./Kliti TOPALLI