Forcat speciale të policisë kryen mëngjesin e sotëm kontrolle blic në 5 banesat e 3 gjyqtarëve të cilët ulën dënimin e Dritan Dajtit.
Mësohet së në banesën e gjyqtarit Skënder Daminit është gjetur një sasi lekësh.Kontrollet u kryen në banesat e gjyqtarëve Skender Denimi, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliajt po kryhen në bazë të operacionit ‘Forca e Ligjit’.
Keto kontrolle kanë ardhur pas informacioneve se gjyqtarët kanë abuzuar me detyrën dhe kane dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.Dajti vrau disa vite më parë 4 policë, të veshur civilë, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar.3 gjyqtarët vendosën shfuqizimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burg.