Kryeministri, Edi Rama, thotë se të shtunën nuk proteston Shqipëria por proteston një kastë.Sipas tij ka një përpjekje të opozitës për të vepruar sipas një skenari maqedonas.
Rama: Të shtunave nuk para shkoj në zyrë por në zonë, dhe me 16 shkurt do të jem në Vlorë. Nëse kulmin e saj opozita e shikon tek perplasja fizike, po pastaj çfarë do të ndodhë më pas? Ka një përpjekje të opozitës për të vepruar sipas një skenari të ngjashëm me atë të Maqedonisë. Të shtunën nuk proteston Shqipëria, por protestone një kastë.
Rama thotë i bindur se nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën ato do ti fitonte padyshim Partia Socialiste edhe shumë më thell♪7 me këtë opozitë qesharake.
Kryeministri ka përsëritur edhe njëherë pyetjen për Berishën: Pyetjes sime për Berishën nëse e kalon oqeanin do i shtoja edhe një tjetër pyetje po të më jepej mundësia, do ta ripyesja nëse familja e tij e kalon dot oqeanin, gruaja , djali, vajza apo dhëndrri por edhe mbesa?!