Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë incidentin e ndodhur në seancë e sotme parlamentare, ku deputeti i PD, Edi Paloka, i hodhi bojë.
“Për shkak të ofendimit të bërë mikut të ardhur nga Shkupi, u ndjeva i detyruar të hyja për të kërkuar një ndjesë pa dashur të provokoj askënd përtej budallikut krenar. Siç thotë një i mençur nuk ka asgjë më të rrezikshme sesa budallallëku i vetëdijshëm që shfaqet kastile.
Unë asnjëherë nuk kam pranuar klishenë sesi duhet të jetë kryeministri. E di që jam i aftë të jem shumë sarkastik, unë asnjëher nuk kriminalizoj nuk shaj rrugaçërisht kundërshtarët. Ky është problemi i atyre që nuk janë në gjendje të mbajnë nivelin debatit, ku gjuha kocka thyen kocka nuk han dhe nuk bën pis gjithë dynjanë”, u shpreh kryeministri.
Teksa e cilësoi deputetin demokrat si një ‘budalla krenar’, Rama u shpreh i bindur që asnjëherë nuk do i kthehej një kundërshtari ’rrugaçërisht’.