Lulzim Basha sot ka kaluar çdo cak në seancën plenare. Ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë mbahet seanca ceremonial e mbështetjes së Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut në NATO, Lulzim Basha ka shkelur çdo normë duke futur politikën e brendshme në lojë.
E jo vetëm kaq, por e gjithë kjo ndodh edhe në prani të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër votën e Shqipërisë pro Maqedonisë së Veriut ne NATO, por u përball me sulmet politikë të Lulzim Bashës ndaj mazhorancës.
Basha as sot nuk doli dot mbi veten, për tu gëzuar për arritjen e shqiptarëve të Maqedonisë e ndushëlluar familjet që humbën të afërmit e tyre mbrëmë në aksidentin e rëndë në Maqedoni.
Basha mbeti në shkollën e politikës së vjetër të sulmit e baltës pavarësisht rëndësisë që ka seanca e sotme për kombin shqiptar. Lulzim Basha vijoi sot sulmin ndaj Shqiperise edhe pse duhet te ishte aty per te mbeshtetur shqiptaret.