Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka reaguar ashpër sot me një deklaratë dhënë për mediat nga Selia e PS i cili i bëri thirrje të drejtpërdjetë Lulzim Bashës të bëjë publike burimin e të ardhura marramendëse të padeklaruara në asnjë raport financiar të KQZ, të cilat i përdori për të lidhur kontrata me lobistët rus në Washington duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
Manja ka theksuar se dokumentat e publikuara nga Mother Jones janë fakte të pakundërshtueshme, dhe se Lulzim Basha duhet të jap llogari para popullit, nëso jo do të përgjigjet para ligjit.
Reagimi:
“Mbrëmë Lulëzim Basha e rëndoi më tej pozitën e tij me shpjegimet e paqendrueshme juridikisht që dha, duke e zgjatur edhe më shumë hijen e dyshimeve mbi kanalin e parave nga xhepat e disa rusëve, në kompanitë fantazëm në një ishull në Skoci e deri tek lobistët e paguar në Washington, për të transportuar baltën mbi imazhin e Shqipërisë.
Prokuroria duhet të veprojë me të gjithë forcën e ligjit për zbulimin e ndëshkimin e të gjitha veprave penale të kryera në këtë proces teresisht korruptiv”.