osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS nuk tërhiqet, ridepozitim në Kuvend të ligjit për presidentin: Meta thjesht nje kukull që var dekorata

PS nuk tërhiqet, ridepozitim në Kuvend të ligjit për presidentin: Meta thjesht nje kukull që var dekorata

Mazhoranca nuk është tërhequr nga ligji për presidentin. Gjatë javëve të fundit kemi pasur përplasje të forta mes presidentit dhe qeverisë, pasi secila palë i interpreton ndryshe kompetencat. Por në Kuvend një vit më parë shkoi një ligj, i cili zgjidh gjithë këtë situatë. Në vendin tonë nuk ka një ligj organik për presidentin, por në kuadër të reformës në drejtësi u hartua një ligj. Deputetët e PS e depozituan në Parlament, por e tërhoqën më pas. Gazeta ju drejtua Komisionit të Ligjeve për të marrë një përgjigje zyrtare se çfarë do të ndodhë me këtë ligj.

Deputetë të këtij komisioni thanë se sapo të mbyllet miratimi i ligjeve të mbetura të reformës në drejtësi, atëherë do të ridepozitohet dhe ligji për presidentin. Ligjet në fjalë pritet të mbyllen brenda kësaj legjislature parlamentare. Kjo do të thotë se mazhoranca do të fusë në shina presidentin Meta, pasi në ligj bëhet një përcaktim i qartë i kompetencave të presidentit. “Lidhur me projektligjin për presidentin, nisma ishte nismë deputeti dhe u tërhoq në mbyllje të sesionit plenar si të gjitha nismat e tjera të depozituara dhe të pamiratuara. Me fillimin e legjislaturës së re, disa nisma u ridepozituan, të tjera jo.

Besoj se me përmbylljen e procesit të diskutimit dhe miratimit të projektligjeve të reformës në drejtësi, do t’i vijë radha edhe kësaj nisme që mund jo detyrimisht duhet të jetë nismë deputeti”, tha një përfaqësues i Komisionit të Ligjeve për gazetën “SOT”. Komisioni i Ligjeve ka lënë të nënkuptohet se mund të ketë një ridepozitim të ligjit edhe nga vetë qeveria. Megjithatë e sigurt është se ky ligj do të miratohet. Edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi pak ditë më parë se sapo të vijë ligji në Parlament, ai do të futet menjëherë për diskutim në komisione.

Relacioni

Në relacionin e ligjit që po shqyrtohet nga ndërkombëtarët dhe deputetët e mazhorancës, theksohet se nevoja për një ligj për presidentin lind si për shkak të reformës në drejtësi, por dhe për tu dhënë fund përplasjeve mbi kompetencat. “Projektligji reflekton edhe marrëdhëniet e Presidentit me pushtetin ekzekutiv, si në rastin e emërimit apo lirimit të përfaqësuesve diplomatikë jashtë vendit, apo në dhënien e gradave më të larta ushtarake, si dhe në emërimin e disa funksionarëve të tjerë publike, kompetencë e ndarë mes Presidentit dhe Kuvendit. Qëllimi i projektligjit është të përcaktojë rregulla lidhur me pozicionin, kriteret e përzgjedhjes, pamundësinë në kryerjen e funksionit, shkaqet dhe procedurën e shkarkimit të Presidentit të Republikës, ushtrimin e kompetencave kushtetuese, statusin e tij/e saj dhe të anëtarëve të familjes së tij/saj, gjatë dhe pas mbarimit të mandatit, si dhe organizimin e brendshëm të institucionit të Presidentit të Republikës”, thuhet në relacion.

Kompetencat që i hiqen Metës

Sipas ligjit, presidenti i ri do ketë rrudhje totale të kompetencave sa i takon sistemit të drejtësisë. Së pari Meta nuk do mund të jetë kryetar i KLD, ose i KLGJ me emërtimin e ri. Po ashtu ai nuk ka të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas ligjeve të vjetra, në rastin e gjyqtarëve KLD vendoste emërimin ose shkarkimin dhe më pas ishte presidenti që vendoste. Në rastin e prokurorëve, ishte po presidenti që vendoste për propozimet e kryeprokurorit për emërim, transferim, komandim apo shkarkim të prokurorit. Një tjetër kompetencë që kishte presidenti i vjetër është se gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese emëroheshin prej tij, me pëlqimin e Kuvendit. Pra i gjithë sistemi i drejtësisë kalonte në duart e presidentit. Por me ndryshimet në ligj dhe në Kushtetutë kreu i shtetit do ketë rrudhje totale të kompetencave në këtë aspekt./Kliti Topalli