osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lobimi me rusët i PD, thirret të dëshmoj në Prokurori Arben Ristani

Lobimi me rusët i PD, thirret të dëshmoj në Prokurori Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm për kontratat e lobimit të Partia Demokratike në SHBA. Ish-deputeti i PD, që vijon të mbajë postin e sekretarit të PD, iu përgjigj fletëthirrjes së bërë dy javë më parë nga prokurori Gjergji Tako duke u paraqitur sot në orën 09:00. Ai ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për rreth 30 minuta për lobimin  me vlerë 675 mijë dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Ristani dëshmoi për kontratat me kompanitë lobuese në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm që ka dijeni për këtë çështje. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi se PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori. “Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës, i cili e paralajmëroi nga salla e parlamentit. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” deklaroi Ristani për Report Tv.

Ai gjithashtu theksoi se të gjitha pagesat për këto kontrata janë lëvruar përmes rrugëve bankare. Ristani është titullari i parë i PD që dëshmon në prokurori, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ketë edhe persona të tjerë që të dëshmojnë. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas publikimeve në media dhe akuzave nga PS, se PD ka paguar 675 mijë dollarë nëpërmjet një kompanie offshore. Report Tv mëson se autoritetet shqiptare kanë dërguar një letërporosi në SHBA për të kuptuar si është bërë pagesa dhe si janë mbledhur fondet. Prokuroria ka hetuar lëvizjet që ka pasur PD me thesarin dhe KQZ për shumat e paguara. Pagesat që janë kryer në territorin shqiptar janë pasqyruar, por mungon vlera 500 mijë dollarë. Argumenti që përdoret nga PD është se mbledhja e fondeve është bërë jashtë vendit.