osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sali Berisha: Protestuesit më 21 janar i vr.au garda me ligjin e socialistëve

Sali Berisha: Protestuesit më 21 janar i vr.au garda me ligjin e socialistëve

Sali Berisha ka folur në ABC News, për protestën e 16 shkurtit.

Ai është pyetur edhe për vrasjen e protestuesve më 21 janar.

Berisha tha se protestuesit i vranë sipas ligjit të miratuar nga socialistët.

Berisha: Polica nuk vrau asnjë.

Nazarko: Po kush i vrau?

Berisha: Garda zbatoi ligjin që kishin bërë socialistët.

Unë i them Ramës të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin.

Situata është kritike, Shqipëria e poshtëruar.

Shqipëria të cilës ju shkelmua vota është në 16 shkurt në Tiranë.

Nuk ka zgjidhje Edi Rama, largim, largim dhe vetëm largim.

Ta dijë që është një situatë shumë serioze.

Lulzim Basha tha në Burrel se “do të jetë populli ai që do të marrë në dorë fatet e tij”.

I pyetur për këtë çështje, Berisha tha se nuk është në dijeni të detajeve.

“Dhunë në 16 shkurt? Ta them me sinqeritet që unë nuk jamë në brendi, por mesa e kuptoj mesazhin e Bashës, në 16 shkurt do të jetë zëri i qytetarëve që do të vendosë sepse janë qytetarët ata që janë dhunuar.

Basha nuk po shkon për të mbajtur një fjalim fitoreje në ballkonin e kryeministrisë. Rama kishte në xhep fjalimin e fitores në 21 janar. Opozita nuk ka për synim të marrë pushtetin me forcë. Jo. Në asnjë mënyrë”, tha Berisha.

“Zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk mund të ketë.

Nuk po them për një kryeministër tjetër socialist. Ka emra nga bota akademike. Nga bota e ekspertizës, për përgatitjen e zgjedhjeve të lira. duhet edhe zbardhja e plotë e Dosjes 339.

Po nuk shkuan paralelisht këto, nuk mund të ketë zgjidhje politike. Kush mbeti drejtor i përgjithshëm i Policisë pas marrëveshjes së 18 majit? Këto ishin defekte të marrëveshjes”, tha Berisha.

“Kjo opozitë nuk do të tërhiqet pa e kthyer votën e lirë. Edi Rama e faktoi se nuk bën zgjedhje.

Ai nuk njohu krimin monstruoz me Ndokët, Dakot, Lalët…

Çdo çmim dhe sakrificë duhet të bëjë opozita për të kthyer votën e lirë.

Jo për pushtetin, por për votën e lirë.

I them Ramës që të rrijë në zyrë atë ditë. Të rrijë në zyrë dhe ta vlerësojë siç duhet.

Do shkojë në Vlorë? I them të rrijë në zyrë dhe të mos bëjë dezertorin.

U them vlonjateve nëse u vjen ta kthejnë në zyrë. Situata është kritike.

Shqipëria është poshtëruar dhe është dhunuar. Ai duhet të rrijë aty dhe të bëjë zgjedhjen që duhet për të gjetur zgjidhje”, tha Berisha.