Në minutën 38-të Ajaksi ka shënuar golin e parë me anë të Taljafikos. Gjyqtari Skomina fillimisht akordon golin, por më pas me ndërhyrjen e VAR-it, e anulon atë.
Duhet theksuar se Ajaksi po luan shumë mirë në këtë pjesë të parë, duke e detyruar Realin të mbrohet në mesfushën e tij.
Santiago Solari ka vendosur të aktivizojë nga minuta e parë Vinicius e Bejl në mbështetje të Benzemas në një skemë 4-3-3.
Të njëjtin rreshtim do të përdorë dhe trajneri i Ajaksit, Erik den Hag, duke shpresuar që Neres, Shone dhe Tadiç të bëjnë dëm në portën e Kurtuas.
Ajaksi: Onana, Taljiafiko, Blind, De Ligt, Mazraoui; De Jong, Van de Bek, Zijesh; Neres, Shone, Tadiç. Trajner: Ten Hag
Real Madridi: Kurtua; Karvahal, Naço, Ramos, Reguilon; Kasemiro, Kros, Modriç; Vinicius, Bejl, Benzema. Trajner: Solari/BW