Ajo është kujdesur gjithmonë që ta mbajë larg vëmendjes së medias familjen e saj, duke mos i publikuar imazhet e fëmijëve por as të bashkëshortit në rrjetet sociale apo në ekran.
Por duket se bota e internetit dhe e rrjetetve sociale është thuajse e parezistueshme si dhe e aksesueshme nga të gjithë.
Të dy djemtë e Valbonës kanë një profil në Instagram, dhe e kanë publik, e pikërisht këtu ata kanë postuar disa foto familjare, duke shfaqur motrën dhe të atin, foto e cila është përhapur menjëherë online.
Duket se bukuroshja shqiptare ia ka lënë në dorë fëmijëve të saj që të zbulojnë familjen e tyre të lumtur…