Shkëlzen Berisha është paraqitur është paraqitur sërish sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Mësohet se ai ka kërkuar rihapjen e dosjes për padinë e depozituar nga ai ndaj kryetarit të Grupit të PS Taulant Balla.
Shkëlzen Berisha ka deklaruar para gjykatës se Balla përdori dokumente me të dhënat e tij personale për qëllime politike.Disa muaj më parë Shkëlzen Berisha paditi Ballën për shpërdorim detyre.
Dokumenteve të cilave u referohet Shkëlzen Berisha, që akuzon kryetarin e grupit të PS se i ka publikuar, lidhen me komisionin Hetimor të CEZ, ku Taulant Balla ka qenë kryetar i komisionit.
Por, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencë për këtë çështje të cilën ia ka përcjellë Gjykatës së Tiranës.