Personazhe të këtij gjyqi farsë, janë dy individë, që me pushtetin e babait dje prej 8 vitesh dhe me pushtetin e tyre prej 6 vitesh, janë bërë miliarderë e pasanikë, duke vjedhur taksat publike dhe pasuritë kombëtare, ndërsa aktorët, që po e luajnë këtë “teatër”, janë zyrtarët e drejtësisë vegla të tyre, të cilët prangosin e gjejnë brenda 24 orësh një riparues çatie, por bëjnë sikur nuk gjejnë dot, mega hajdutët e koncesioneve, njerin prej të cilëve e kanë edhe në sallën e gjyqit
Prej 1 viti, po vazhdon aktrimi i drejtësisë së qelbur shqiptare, për gjyqin farsë “CEZ”, me personazhe Taulant Ballën dhe djalin e ish-kryeministrit Berisha, për aferën koruptive, në procesin e privatizimit të kompanisë CEZ, ku Shkelzen Berisha e Ndue Kalaj, sekserizuan këtë shitje mafioze, që kushtoi miliarda lekë vjedhje, nga taksat e shqiptarëve.
Ky gjyq u shty përsëri, sepse SHISH, prokuroria, policia e gjykata, thanë, se nuk po gjendet dot Ndue Kalaj, ndërsa “aktori” i PS, Taulant Balla dhe Shkëlzen Berisha, i familjes ish-kryeministrore, dolën nëpër ekrane televizive e filluan, të numëronin krimet dhe hajdutëritë e njeri-tjetrit, duke u hequr si të pastër.
Gjoja, mos gjetja dot e Ndue Kalajt, mikut dhe sekserit të miliardave të Berishëve, është justifikim i drejtësisë, në bashkëveprim me politikën, për ta zvarrritur e mbyllur edhe këtë gjyq pa pranga, lojë që ia bënë “Mu” e nuk ka nevojë për koment.
Pse prokuroria e gjykata, bën sikur nuk i gjejnë dot autorët e krimit të “CEZ”, kur njeri prej tyre, Ndue Kalaj ka qenë edhe në bankete në Prishtin me Ramën e Ballën në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri.
Ndërsa tjetri, Shkëlzen Berisha, nuk jeton në planet tjetër, por është me vila e biznese luksi, duke bërë qejf në mes të Tiranës dhe, del e hynë 3-4 herë në muaj në Rinas, por edhe në çdo seancë gjyqësore, është në sallë, ulur e kapardisur para prokurorit, gjyqtarëve e policëve.
Mirëpo prokurori e gjyqtarët, flasin me logjikën e djallit: – Po nuk erdhi dhe hajduti tjetër, nuk merremi me hajdutin që kemi në sallë!
Ç’është kjo çmenduri që ndodh në drejtësi, duke thënë: – Pa gjetur Ndue Kalajn, nuk merremi as me Shkëlzen Berishën, kur gjyqi mund të zhvillohet edhe në mungesë, mjafton të ketë prova, që në rastin konkret është më plotë, mbasi Ndue Kalaj mund të mos gjendet sa të jetë gjallë, ndërkohë, mijëra gjyqe që nuk kanë lidhje me familjarë politikanësh, zhvillohen pas 1 e 2 njoftimesh!/Pamfleti