osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si i’a bënë gjëmën Shqipërisë “lehsit antikanabis” Berisha, Luli, Muli, noki e shoki! (Fakte)

Ja si i’a bënë gjëmën Shqipërisë “lehsit antikanabis” Berisha, Luli, Muli, noki e shoki! (Fakte)

Vetëm pesë vite më parë, në vitin 2013, “Guardia di Finanza” evidentonte në shumë më pak orë fluturimi plotë 320 hektarë të gjelbëruar nga hashashi, pa llogaritur Lazaratin, ku të dhënat flisnin edhe për 300 hektarë shtesë. Fenomen Përsa i përket parcelave të mbjella, në vetëm pak vite kemi rënë nga disa qindra, në vetëm 27 të vitit 2018.

Të dhënat për reduktimin drastik të kultivimit të kanabisit në vendin tonë konfirmohen edhe nga numri i hashashit “made in Albania” të sekuestruar gjatë vitit të lënë pas në Itali.

Në total, policia e vendit fqinj arriti të ndalonte 6,5 tonë hashash me prejardhje nga vendi ynë, një reduktim drastik krahasuar me 100 ton të 2013 dhe 35 tonët e 2017-s.

Në këtë kohë, ’92-’93, kultivimi apo trafikimi nuk ishin të parashikuara si vepra penale dhe, për rrjedhojë, lufta kundër këtij fenomeni nuk kishte baza të mirëfillta penaliteti. E njëjta gjë vijoi derisa në vitin 1995 filloi edhe dokumentimi i këtij fenomeni në statistikat zyrtare. Në dhjetë vitet në vijim, konstatohet se fenomeni kriminal evoluoi me shpejtësi më të madhe sesa reagimi i agjencive ligjzbatuese. Vetëm në vitet 2002-2004, Shqipëria filloi të miratojë aktet dhe strukturat e para për luftën ndaj këtij fenomeni.

Si nisi hashashizimi i vendit dhe cilat janë statistikat reale të luftës ndaj ketij fenomeni?!

Më 18 Gusht 2004, një helikopter i forcave italiane, pikërisht i Interforcës, fluturon mbi fshatin Lazarat (Gjirokastër) për të fotografuar arat, plantacionet me kanabis; një mision rutinë monitorimi; dhe qëllohet brenda fshatit. Nga ky sulm i armatosur i trafikantëve të kanabisit, mbetet e plagosur një punonjëse e Policisë së Shtetit shqiptar.

Breshëritë e mitralozit rrezikuan helikopterin me ekuipazh italian dhe shqiptar; dhe mjeti fluturues u shpua në tre vende.

Një ditë më pas, Partia Demokratike e Shqipërisë, asokohe në opozitë, sulmon policinë për ndërhyrje të paligjshme në Lazarat dhe njofton madje edhe protestë në mbështetje të popullit heroik të Lazaratit. U desh ndërhyrja e ambasadorit Xhejms Xhefri, i cili bëri publik mesazhin se Shtetet e Bashkuara mbështesin Policinë e Shtetit në aksionet kundër drogës.

Personi që qëlloi helikopterin u dënua me 21 vite burg, por me të ardhur Partia Demokratike në pushtet përfitoi amnisti.

Gjithsesi, edhe me ndonjë progres të vogël, pas vitit 2005 lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit dëmtohet nga një qasje politike gati kriminale, nga 2005-2013, me tolerimin e hapur të mbjelljes së kanabisit në zona të caktuara si ajo e Lazaratit, Dukagjinit dhe një pjesë e zonës nga Kruja deri në Mat. Asokohe, në asnjë prej programeve qeverisëse 2005 dhe 2009, lufta kundër kultivimit të kanabisit nuk është raportuar në prioritetet e qeverive të kohës.

7 Shtator 2007,- gjatë operacionit për arrestimin e një të shumëkërkuari, Sabri Shurdhi, ky i fundit qëllon me automatik në drejtim të forcave “Renea” duke plagosur një oficer policie. Në kundërpërgjigje, forcat e Reneas e vrasin personin e shumëkërkuar në Lazarat të Gjirokastrës. Menjëherë më pas banda e Lazaratit pushton Gjirokastrën; merr nën kontroll Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës për disa orë; i vë flakën makinave të policisë së Gjirokastrës. Asnjë nga personat që sulmuan Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës nuk u ndoq penalisht.

Asnjë deklaratë nga Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha.

Raporti i Progresit të Komisionit Europian, në nëntor 2008, thotë:

“Progresi në luftën kundër drogës ka qenë i kufizuar, por trafiku i drogës mbetet një problem kyç. Në 2008 u ndërtua një depozitë qendrore për drogën e kapur dhe një qendër për zhdukjen e drogave. Procedura për ruajtjen, analizimin dhe shkatërrimin e drogës së kapur ka nevojë për transparencë.”

Pra, BE shikonte me dyshime se droga që kapej në kohën e tyre mund të ritrafikohej përsëri. Policët e kapnin, këta ndoshta edhe mund ta shisnin; thotë BE-ja, nuk e them unë.

Raporti konkludon me faktin se: “Shqipëria mbetet një vend furnizues për kanabisin. Nuk ekziston asnjë program zëvendësues prodhimi për kanabisin”.

Raporti i Komisionit Europian në nëntor 2009: “Disa zona të kultivimit, siç është fshati Lazarat, mbeten të pa-aksesueshme nga policia”.

Një vit më vonë, në vitin 2010, komisioni raporton se kultivimi i kanabisit po përhapet edhe në zonat e tjera malore të Shqipërisë.

Gjatë periudhës 2005-2013: Statistikat zyrtare të Policisë në këto vite nuk i përfshijnë fare sasitë që kultivoheshin në Lazarat, në Dukagjin dhe në zonën Mat-Krujë. Këto zona mbetën jashtë kontrollit të policisë për gati një dekadë.

E të mos harrojmë, për rikujtesë, në vitet 2009-2011 Lulzim Basha ka qenë ministër i Brendshëm, në historinë e të cilit është kapur më pak heroinë dhe kokainë në dhjetë vite. Jo se nuk ka pasur; ka pasur, por nuk ka vepruar policia.

Të vetmet të dhëna të numrit të mundshëm të bimëve të kanabisit të kultivuara në këto zona janë përllogaritjet e vëzhgimeve nga ajri të misioneve të partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Në vitin 2012 janë kryer dy monitorime ajrore të fshatit Lazarat, ku janë lokalizuar 193 parcela, me një sipërfaqe totale prej 383 hektarë të kultivuara me kanabis.

Për vitin 2013 hektarët ishin 319 dhe vlerësohet se nga kjo sipërfaqe mund të jetë prodhuar 4.5 miliardë euro drogë.

7 Gusht 2013, Komanda Operative Ajrore e Guardia di Finanza bën të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat.

Në këtë vend, sqarojnë specialistët e Guardia di Finanza, janë mbjellë plot 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi 1 mijë ton marijuanë; e siç jua thashë, 4.5 miliardë euro drogë e mbjellë në Lazarat gjatë një viti të qeverisjes tuaj.

Fazat e monitorimit, për të qenë korrekt me publikun, 3-20 qershor dhe 1 korrik – 7 gusht. Në 3-20 qershor Shqipëria ishte në zgjedhje, dhe Lazarati e shpërblente Partinë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit me rezultatin historik, epokal, 97% për partinë e Sali Berishës, asokohe kryetar partie, të cilën ia trashëgoi Lulzim Bashës.

Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror ishte punuar për tetë javë me një teknologji të përparuar të vënë në dispozicion nga Universiteti i Napolit.

Nga kjo përllogaritje e thjeshtë që sapo ju bëra, rezulton se vetëm në vitet 2012-2013, atëherë kur PD la qeverisjen, janë kultivuar rreth 2 milionë bimë kanabis sativa, të cilat as nuk janë asgjësuar dhe as nuk janë përfshirë, me qëllim nga ana e tyre, ndonjëherë në statistikat zyrtare, pasi policia nuk ndërhynte fare në ato zona.

Nëse këtyre shifrave u shtohet numri i bimëve të evidentuara dhe të asgjësuara nga Policia në vitet 2012 dhe 2013, numri i bimëve të kultivuara do të ishte rreth 2 180 000, nga një rrënjë kanabis për frymë për shqiptarët rezidentë në Shqipëri; gjatë kohë kur ministër ishte Flamur Noka vetëm në tre pika, përfshirë këtu Lazarat, Dukagjin dhe zonën Mat-Krujë.

Në vitin 2012, Departamenti Amerikan i Shtetit konstatonte se “përpjekjet në luftë kundër drogës vazhdojnë të pengohen nga mungesa e burimeve, korrupsionit dhe vullnetit politik”. Nuk keni pasur kurrë vullnet politik për këtë çështje, sot e keni një “tam-tam” për interesa të vogla politike të ditës, aspak për interes të Shqipërisë.

Tolerimi i hapur dhe i rrezikshëm i kultivimit të kanabisit në komunën e Lazaratit dhe në zona të tjera krijoi kushte të favorshme për grupet kriminale, të cilave për më shumë se një dekadë ua latë sheshin, i latë të lëviznin edhe nëpër tregjet evropiane, të konsolidonin financat, rrjetet, tregjet dhe lidhjet e tyre politike.

Modeli negativ i lejuar prej jush në Lazarat ndikoi shumë, jo vetëm në fuqizimin e shumanshëm të grupeve dhe rrjeteve kriminale, por edhe në inkurajimin e kultivimin e kanabisit në rajone të tjera të vendit, si dhe në përkeqësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë sonë të përbashkët.

Kjo gjendje paligjshmërie dhe paprekshmërie në Lazarat “lulëzoi”, apo jo Lulzim, edhe për shkak të ndërthurjeve të interesave të dyshimta me segmente apo eksponentë të spektrit politik.

Në një deklaratë të datës 19 qershor 2014, ish-Kryeministri i Shqipërisë në vitet 2005-2013, Sali Berisha deklaronte se: “Për të mos ndërhyrë në Lazarat ishte vendimi im politik dhe pikë!”. Vendim politik për të lënë një zonë të Shqipërisë të prodhonte kanabis për të gjithë Europën. Dhe ti kujton se do ia hedhësh pa u lagur për këtë vendim politik? Të shohim, por s’besoj!

Sipas rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri, në faqen ëeb të KQZ, banorët e Lazaratit, të cilët kultivonin haptazi kanabis në oborret dhe parcelat e tyre, kanë votuar rregullisht në rezultat mbi 90% në të gjitha zgjedhjet për partinë tënde Lulzim, partinë që ta la Berisha.

Qasja e gabuar politike dhe mosveprimi i agjencive ligjzbatuese me Lazaratin dhe Dukagjinin në këto vite, krijoi një model tejet negativ. Nxiti fuqizimin e grupeve kriminale në këtë fushë, përfshirjen e tyre në lidhje të afërta me pushtetin politik të kohës, e shoqëruar kjo me një proces intensiv të pastrimit të parave përmes investimit në biznese të ndryshme, kryesisht në ndërtim, hoteleri dhe lojëra fati. Ah, ç’keni bërë ju me lojërat e fatit! Tani do hapen petët e byrekut.

Gjithashtu, prej vitit 2011 janë raportuar raste të trafikut me avion nga Gjadri, Vlora dhe Kardhiqi. Paska qenë ky fenomen, aty ka qenë, në 2011 deri në pranverë, ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha.

Gjatë viteve 2005-2013 pati edhe raste të zyrtarëve apo personave me status edhe diplomatik, të përfshirë në trafik droge. Këtu po sjell në vëmendje vetëm dy raste, kur rastësisht ministër i Jashtëm ka qenë Lulzim Basha.

7 maj 2009, -Agim Haxhiu, sekretar në ambasadën shqiptare në Maqedoni, kapet në Turqi me 65 kg heroinë. I emëruar nga Lulzimi! Lënda narkotike iu gjet në makinën me targa diplomatike, me të cilën udhëtonte në Stamboll. Nëse kjo lëndë narkotike do të ishte trafikuar në Itali apo Greqi, vlera do shkonte diku te 2.5 milionë euro.

Në 25 Gusht 2008, kush ishte ministër i Jashtëm? Lulzimi, apo jo? Shoferi i ambasadës shqiptare në Itali kapet me 1 kg drogë të llojit kokainë. Makina me targa diplomatike e ambasadës shqiptare! Agjencia e lajmeve italiane publikonte lajmin se shoferi i ambasadës shqiptare në Romë, Arsen Selmanllari, ka përfunduar në pranga pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine në Itali.

Arrestimi i Selmanllarit, 33 vjeç, është bërë nga grupi hetimor i krimit të organizuar të Guardia di Finanza të Milanos. Selmanllarin, apo jo Sali, e njohim se çfarë lidhje ka me familjen tënde, dhe e di e gjithë Shqipëria se miku i kujt është dhe kush e kishte çuar në atë ambasadë.

Besoj se ju pëlqeu e gjithë kjo retrospektivë për të kuptuar se kush e mbështeti politikisht kanabisin, se si modeli i Lazaratit ndoti Shqipërinë, se kush e mbështeti politikisht modelin dhe ku jemi sot.

Pas vitit 2013, qeveria shqiptare u fut luftën kundër kanabisit në prioritetet e saj dhe si rrjedhojë, në vitet 2014 dhe 2015 u ndërmorën operacione dhe masa konkrete për të luftuar kultivimin e kanabisit në zonat e përmendura të Lazaratit dhe Dukagjinit. Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe çoi në asgjësimin e sasive të konsiderueshme të kanabisit dhe fillimin e procedimeve penale për mjaft prej autorëve të këtyre veprave penale. Shkatërrimi i sasive të mëdha dhe kontrolli policor mbi këto zona çoi në një paralizim momental, e theksoj momental, të aktivitetit të individëve apo grupeve kriminale për sa i përket kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, dhe kjo u reflektua edhe në çmimin e tij në tregjet europiane.

Pas më pak se një dekade kultivimi dhe përhapjeje pa kontroll të kanabisit në zona të ndryshme të vendit, në verën e vitit 2014, Policia e Shtetit organizoi dhe finalizoi me sukses operacionet “Lazarati” dhe “Dukagjini”, për goditjen e veprimtarisë dhe rrjeteve kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Ja statistikat e aksionit “Lazarati”:
Në operacionin policor “Lazarati” u asgjësuan 133.567 bimë narkotike, të cilat përbëjnë rreth 24.2% të totalit të bimëve narkotike të asgjësuara gjatë këtij viti nga strukturat e Policisë së Shtetit. Ndërsa në atë të “Dukagjinit” u identifikuan 313 parcela. Kujtoj, të dyja kanë qenë në vijim, pa ndërprerje prodhues kryesorë nga viti 2005 e më tej.

Pavarësisht goditjes së pësuar në Lazarat dhe Dukagjin, grupet kriminale ndryshuan taktikë duke decentralizuar kultivimin, duke joshur fermerët dhe, për fat të keq, duke përfituar edhe nga një dobësim i vigjilencës së një pjese të forcave të policisë, ku nuk ka munguar pse jo edhe përfshirja e ndonjë punonjësi policie të papërgjegjshëm e kriminal në këtë trafik.

Gjithsesi, në vitin 2017 qeveria shqiptare rinovoi impenjimin për të ndaluar njëherë e mirë kultivimin e kanabisit, duke treguar vendosmëri, qasje politike dhe strategjike korrekte ndaj fenomenit.

Ky impenjim dhe angazhim është përkthyer sot në masa konkrete normative, organizative, strukturore dhe operacionale konkrete, duke bërë të mundur arritjen e një rezultati të panjohur për 27 vite. 2017-a është një vit për të cilin duhet të jemi të gjithë krenarë, po të kemi parasysh shkatërrimin pothuajse tërësor të të gjitha sipërfaqeve të mbjella me kanabis.

Në këtë vit është arritur numri më i vogël i mbjelljeve, i konstatuar ndonjëherë në Shqipëri që në fillim të fenomenit të kultivimit të kanabisit.

Për sa i përket të dhënave, mjafton të themi se gjatë 3 viteve të fundit kemi numër rastesh të proceduar: 553 për 2015-ën, 444 për 2016-ën dhe 248 për vitin 2017.