Këngëtarja dhe moderatorja Klea Huta, thotë se në Shqipëri po promovohen antivlerat.
“Kam boshllëqe jo vetëm për veten time, por edhe për personazhe publikë shqiptarë. Dua ta them sepse po më gërryen nga brenda, por tani promovohen antivlera.
Dhe kjo gjë nuk më pëlqen aspak kur shoh nëpër portale njerëz apo individë që nuk e meritojnë aty.
Ka shumë njerëz të tjerë që kanë arritur shumë gjëra në jetë dhe nuk promovohen aq shumë dhe nuk u jepet një rëndësi aq e madhe sa i jepet disa të tjerëve”, ka thënë ajo në një intervistë.