Për të folur për ngjarjen e ditëve të fundit në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u shfaq në një video turpi ndaj një 15-vjeçareje, ishte i ftuar edhe ish konkurrenti i Big Brother Albania, Valer Kolnikaj.
Si një banor i zonës, Valeri tregoi detaje rreth ngjarjes, mënyrës së si ajo po përjetohet në Malësinë e Madhe, por edhe të dhëna rreth oficerit të policisë, Berhan Bajrakurti.
“Malësorët nuk janë mësuar me ngjarje të tilla. Efektivi i policisë vjen nga një familje shumë e mirë e zonës, por nëse kjo ngjarje është e vërtetë, atëherë meriton të dënohet pa diskutim”, tha Kolnikaj.
Sa i përket 15-vjeçares, të cilës pretendohet se i ishte adresuar videoja e turpit nga ana e policit, Valeri tregon se ajo është si një “fantazmë”, pasi askush nuk e njeh dhe nuk ka të dhëna se cila mund të jetë.
“Vajza 15-vjeçare, të cilës pretendohet se i është bërë shantazh, është si një fantazmë. Asnjë banor në Malësinë e Madhe nuk e njeh dhe nuk ka idenë se kush mund të jetë. Kjo është të paktën nga çfarë kemi diskutuar në rrethe të ngushta”, tregoi Valer Kolnikaj në Top Show./Topchannel