osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kartat e djegura të 16 shkurtit

Kartat e djegura të 16 shkurtit

Nga Flogert Muça

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë thirrur një protestë në datë 16 shkurt. Basha si kryetari i partisë më të madhe opozitare ka ndërmarrë edhe një tur në disa qytete të Shqipërisë për të testuar pjesëmarrjen në protestë.

Ajo që është thelbi i çështjes ka të bëjë me kauzat për të cilat opozita proteston dhe kërkesat e saj që janë absurde për çdo vend demokratik.

Kauzat?

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë asnjë kauzë të shprehur publikisht për të cilën protestojnë, përveç pushtetit të tyre personal. Prej vitesh kemi parë se si PD dhe LSI nuk kanë ngritur dot asnjë kauzë. Edhe kur kanë tentuar, kanë ngritur skenare ala ‘Babale’, por kaq. Arsyeja është e thjeshtë: Ata janë larg qytetarëve, për fatin e tyre të keq.

Maksimumi që kanë bërë, ka qenë vjedhja e kauzave të të tjerëve, që kanë lindur nga vetë qytetarët e ku PD e LSI ka hyrë dhe i ka shkatërruar. Rastet janë të freskëta, që nga Rruga e Kombit e deri te studentët, ku PD dhe LSI për pak sa nuk iu dogji vitin akademik studentëve edhe pse ata e kishin marrë atë që kërkuan prej qeverisë. Basha dhe Kryemadhi më një grusht militantësh bllokuan fakultetet, vetëm e vetëm që studentëve të mos iu plotësoheshin kërkesat nga qeveria.

Sot, teksa thërrasin protestë në 16 shkurt, PD dhe LSI kanë zhbllokuar fakultetet, për të bllokuar kryeministrinë nga të njëjtët militantë. Pse? Akoma nuk ka asnjë kauzë reale që të justifikojë kërkesën e tyre për qeveri teknike edhe pse qëllimi i dukshëm është marrja e pushtetit në tavolinë. Opozita e dogji si kartë atë të studentëve, pasi me atë që bëri jo vetëm që nuk i ka në krah, por përkundrazi, i ka kundër.

Kërkesat absurde dhe formula e njëjtë që nuk ka si të sjellë përfundime të ndryshme:

Duhet thënë që në fillim se të kërkosh rrëzimin e qeverisë në një sistem demokratik është vrasje për demokracinë. Në demokraci pushteti merret me votë dhe alternativë e jo më dhunë. T’i thuash kryeministrit të vendit ‘ik se nuk të mund dot me votë, më lër të jem unë kryeministër, përndryshe unë i vë flakën vendit’ as nuk është parë e dëgjuar në vende demokratike.

Ndërsa tek ne, ndodh, sepse jo më kot jemi në Shqipëri. Por ajo që e bën Shqipërinë rast unik është jo vetëm kërkesa që kryeministri t’i lirojë vendin kryetarit të opozitës, por edhe përsëritja e kësaj kërkese sa herë ka zgjedhje, nga i njëjti kryetar opozite.

Kërkesa e PD&LSI është që Edi Rama të ikë nga zyra dhe në vend të tij të hyjë një kryeministër teknik. Poashtu edhe ministrat.

Kjo është një formulë e dëgjuar nga shqiptarët jo më larg se dy vite më parë, ku Lulzim Basha kërkoi dhe mori praktikisht qeverinë për të patur të gjitha garancitë për zgjedhjet. Paranojës së Bashës, Rama iu përgjigj duke i lënë kryeministrinë dhe të gjitha ministritë e mëdha e drejtoritë me peshë, vetëm që ky i fundit të ndihej i sigurtë që zgjedhjet nuk do influencoheshin nga pushteti. Basha ishte praktikisht kryeministër dhe kishte të gjithë pushtetin që i duhej e minimalisht, nuk kishte çfarë të thoshte për rezultatin e zgjedhjeve. Rezultati? Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi humbën më thellë se kurrë në histori. Edi Rama edhe pse nuk kishte pushtetin, fitoi si asnjëherë më parë duke i mundur vetëm PD-në dhe LSI-në. Kjo kartë e djegur e ka demoralizuar opozitën dhe ia ka mpirë shqisat.

Thënë këtë, Lulzim Basha kërkon që nga e njëjta formulë të nxjerë përfundime të ndryshme.

Mesa duket, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi e dinë hapin e tyre, kanë edhe sondazhet që i tregojnë ato në opozitë, ndaj edhe kërkojnë që të jënë në qeveri më kohë të pjesshme, çdo dy vjet nga 4 muaj, sa herë ka zgjedhje.

Janë këto arsyet pse protesta e 16 shkurtit tregon se nuk ka asnjë lidhje me qytetarët, por me pushtetin e disa njerëzve që janë mësuar me kokën në thesin e tagjisë së pushtetit e janë gati të thërrasin derrit dajë për ta patur./Lexo.al