osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Në PD ka njerëz që duan dhunë e sherr! Ja pse nuk mund të rrëzohet qeveria dhe të ketë zgjedhje të parakohshme

Fatos Klosi: Në PD ka njerëz që duan dhunë e sherr! Ja pse nuk mund të rrëzohet qeveria dhe të ketë zgjedhje të parakohshme

Protesta e 16 shkurtit e paralajmëruar nga opozita mund të shoqërohet edhe me trazira. Ditën e djeshme Policia e Shtetit dha alarmin sesi persona me precedentë penalë po planifikojnë të krijojnë destabilizim në protestën e fundjavës, ndërsa edhe për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi skenarët e dhunës nuk mund të përjashtohen. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Klosi deklaroi se në mes të mbështetësve të opozitës ka njerëz që duan sherr dhe dhunë, çka do të çonte në një agravim të situatës ditën e shtunë.

Sipas tij, vetë fakti që PD-LSI janë shprehur se opozita do të jetë pambarim deri në rrëzimin e qeverisë, lë hapësirë për dhunë. “Për mua është i mundur krijimi i trazirave, duke qenë se nofka që i kanë vënë kësaj proteste është që do të jetë pafund deri në rrëzimin e qeverisë. Ky cilësim në një farë mënyre u jep krahë të gjithë atyre horrave që gjullurdi duan. Janë njerëz që u pëlqen dhuna, kanë qejf të bëjnë sherr. Është absurde të thuash që një protestë do të vazhdojë deri në ditën që do të largohet kryeministri. Kjo u jep krahë atyre që u pëlqen sherri. Ka njerëz të tillë, kështu që nuk çuditem fare nëse do të kishte trazira apo momente dhune. Cilësimi që i kanë bërë është absolutisht i gabuar. Ata kërkojnë ta rrëzojnë qeverinë me dhunë, kjo është ideja”, tha Fatos Klosi.

Për ish-drejtuesin e SHISH, opozita gjatë protestës do të tentojë të nxjerrë fytyrën e keqe të qeverisë duke aplikuar skenarë dhune dhe momente trazirash. “Qëllimi kryesor i opozitës është të vijë në pushtet, do t’ia shkurtojë ditët kësaj qeverie. Si shkurtohen ditët? Duke e bërë qeverinë të duket e pazonjë, duke krijuar turbullira, sherre, që dikush të gabojë, dikë ta lënë nervat dhe nuk çuditem. Ata kanë deklaruar një grusht shteti, por jo një grusht shteti që e bën ushtria apo grupet e caktuara që kanë armë, por këta u thonë njerëzve mos ikni, rrini aty derisa kryeministri të dorëzohet”, u shpreh ai.

Klosi: S’mund të rrëzohet qeveria

Përtej sherreve dhe skenarëve të dhunës që mund të priten gjatë protestës së opozitës, Fatos Klosi u shpreh i sigurt se qeveria nuk mund të rrëzohet dhe nuk mund të krijohet qeveria transitore. Sipas tij, PD-LSI nuk mund të arrijnë dot zgjedhje të parakohshme dhe ardhjen në pushtet. Ai theksoi se qeveria

nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe se ngjarjet e 1997 nuk mund të rikthehen. “Unë nuk mendoj se opozita vjen në pushtet. Ata nuk kanë numra, nuk e bëjnë më atë gabim që të thonë që do të vijmë në pushtet si në 1997 që i morën institucionet dhe pastaj i dorëzuan vetë dhe ikën me bisht ndër shalë. Ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike, por unë nuk besoj se do të arrihet diçka e tillë. Sepse PS ka numrat në Parlament dhe është Parlamenti që do të vendosë shpërndarjen nëse do të bëjnë zgjedhje të reja. Kjo është një lojë që bëjnë, po ju eci në rregull.

Debati duhej bërë në Parlament. Vërtetë ka probleme, ka plot njerëz që janë të mërzitur dhe tani po shpresojnë. Por unë nuk mendoj se kjo është rruga më e mirë e të bërit të opozitës”, deklaroi Fatos Klosi. Ai e sheh opozitën si të pazonjë në misionin e saj për të bërë opozitë. Për Klosin, PD-LSI duhet të heqin dorë nga sulmet ndaj qeverisë dhe të propozojnë gjëra dhe zgjidhje konkrete për popullin. /Mimoza Ibra