Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Kushtetueses Gani Dizdari.
Me vendimin e KPA, Dizdari do të duhet të largohet përfundimisht nga drejtësia. KPK shkarkoi nga detyra Dizdarin në 16 korrik të 2018.
Sipas KPK Dizdari nuk justifikon pasurinë. Një detaj ra veçanërisht në sy në deklarimin e pasurisë së gjykatësit dhe bëri jo pak bujë mediatike.
Për vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15 300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.