Studiuesi i njohur i letrave shqipe, Robert Elsie, ka publikuar një vepër të re. Libri titullohet “Albanian Alphabets: Borrowed and Invented” (Alfabetet shqiptare: Të huazuara dhe zbuluar).
Periudha që përfshin libri janë vitet 1750-1850. Alfabetet e huazuara janë: latin, grek, arab dhe cirilik, transmeton Telegrafi. Ndërkaq, alfabetet e krijuara janë: Alfabeti i Gregorit të Durrësit i vitit 1761, Alfabeti i Dhaskal Todhrit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX), Alfabeti i Jan Vellarës (1801), Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1844/1845), i ashtuquajturi Alfabeti i Papa Totasit (1761), Alfabeti i Vezo Beit (1850) dhe Alfabeti i Konstantinit të Beratit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX).
“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu”, ka shkruar Elsie në profiling e tij në Facebook. /Telegrafi/