Një veprim interesant ka ndodhur në ndeshjen e fundjavës në mes të Bayern Munchen dhe Schalke 04.
Një fëmijë ia ka kërkuar fanellën yllit të Bayernit, Joshua Kimich.
Futbollisti i ri gjerman e ka vërejtur kërkesën e shkruar të tifozit të ri dhe nuk ka hezituar t’ia jap.
Megjithatë derisa ai po e kapte fanellën që ia dhuroi Kimich një dorë vjen nga mbrapa dhe ia rrëmben.
Ai që e kapi është një tifoz shqiptar nga Kosova por që përsëri u tregua zemërgjerë.
Kosovari ia ktheu përsëri fanellën dhe ky veprim ka marrë jehonë në të gjitha mediat sportive ndërkombëtare.