osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kabllogrami i SHBA/ Dritan Dajti i shpëtoi policisë me ndihmën e Agron Kuliçajt, njeriut më të afërt të Sali Berishës

Kabllogrami i SHBA/ Dritan Dajti i shpëtoi policisë me ndihmën e Agron Kuliçajt, njeriut më të afërt të Sali Berishës

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar vendimin për burgim të përjetshëm dhe ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër policëve në krye të detyrës.

Përpara se të arrestohej në vitin 2009, Dajti i pati shpëtuar disa herë arrestimeve, por në publikimet e kabllogrameve Wikileaks, ngrihen dyshime të forta se këtyre arrestimeve, Dajti u ka shpëtuar me ndihmën e Agron Kuliçajt, ish drejtorit të policisë së shtetit në qeverinë Berisha dhe më herët ish truproja personale e ish Kryeministrit.

Emri i Dritan Dajtit përmendet për një lidhje të fortë me Agron Kuliçaj, për të cilin sipas ambasadës amerikane në Tiranë, burimet brenda policisë thonë se dekonspironte aksionet e policisë te Dajti.

Në kabllogramin e klasifikuar “konfidencial”, drejtuar DASH-it nga Ambasada Amerikane në Tiranë shkruhej mes të tjerash se “Kuliçaj mund të jetë përfshirë në skandalin që doli pas arrestimit të Dritan Dajtit në gusht, një figurë kjo e krimit të organizuar, ku Dajti u informua paraprakisht dhe shumë oficerë policie mbetën të vrarë gjatë aksionit…”.

Duke cituar burime brenda Policisë Shqiptare, ambasada amerikane njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se operacioni për kapjen e Dritan Dajtit u zhvillua pikërisht në muajin Gusht, kur Kuliçaj ndodhej jashtë Shqipërisë, për mos t’i dhënë mundësi sinjalizimi Dajtit.

“Disa në polici besojnë se Kuliçaj mund ta ketë ndihmuar Dajtin t’u shpëtojë përpjekjeve të tjera për arrestim në të shkuarën. Sipas burimeve nga policia, zyrtarët e lartë të policisë vendosën të veprojnë kundër Dajtit në gusht të këtij viti (2009) për shkak se Kuliçaj nuk gjendej në Shqipëri për momentin dhe supozohej që për këtë shkak nuk kishte mundësi të dekonspironte te Dajti”, shkruan ambasada amerikane për DASH./LEXO.AL