osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rindizen debatet për aferën e CEZ: Dosjes te SPAK, kërkohet ndëshkimi i Berishës dhe djalit të tij

Rindizen debatet për aferën e CEZ:  Dosjes te SPAK, kërkohet ndëshkimi i Berishës dhe djalit të tij

Kreu i grupit parlamentar i Parisë Socialiste, Taulant Balla i ka kërkuar dje Prokurorisë t’i japë fund zvarritjes së hetimeve për çështjen CEZ. Dje në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës, pas padisë që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj Ballës për këtë çështje. Ndërkohë që pas seancës, socialisti deklaroi për mediat se nëse Prokuroria dështon, kjo dosje do të kaloj te SPAK dhe do të ndëshkohen të gjithë personat e përfshirë në aferë. Sipas Ballës, prokuroria nuk mund të jetë gjatë gjithë kohës në pritje të sekserit Nuel Kalaja. “Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ.

I bëj thirrje prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për ta pushuar çështjen në ngarkim të Sali Berishës, Nuel Kalajt, Shkëlzen Berishës. Prokuroria të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që t’i vihet në dispozicion SPAK. Për fat të keq, dita e gjykimit për ata po afron dhe ajo ditë nuk ndalet”, tha ai. Balla gjithashtu ka pasur edhe një reagim në rrjetin social Facebook, ku u shpreh se akoma drejtësinë e drejton Sali Berisha, ndërsa pyet djalin e ish-kryeministrit përse nuk shkon dot në Amerikë. “Shkëlzen!

Ti ke të drejtë që vazhdon leh, përderisa akoma drejtësia është mes dritës dhe errësirës dhe errësirën e kontrollon ti me tët atë! Por meqë sot dole nga strofkulla a nuk na thua, kur do shkosh në Amerikë?! Ose më saktë, pse gojët e liga thonë se nuk të japin më biletë për Amerikë as ty dhe as motrës tende, se kunatit jo e jo”, deklaroi Balla.

Reagon Shkëlzen Berisha

Pas mbarimit të seancës gjyqësore, djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla nuk ka asnjë provë për akuzat që ka ngritur. Berisha hodhi sërish akuza ndaj Taulant Ballës duke shtuar se kreu i grupit të PS-së ka udhëtuar me trafikant droge e konkretisht, Edmond Begon. Gjithashtu, ai nënvizoi faktin se trafikanti i drogës Edmond Bego nuk arrestohet, sepse ka mbrojtjen e mazhorancës.

“Nuk dha asnjë provë të vetme për të vërtetuar shpifjen për evazion fiskal. U përpoq për të rikthyer vëmendjen te komisioni parlamentar që udhëhiqte. Në atë periudhë më akuzonte për udhëtime apo persona që kisha lidhje. Por në atë kohë ai udhëtonte me një trafikant droge nëpër destinacionet turistike në Europë, Edmond Bego. Ky jo vetëm ka marrë pjesë në mënyrë të jashtëligjshme në tendera, por ka fituar edhe 16 mln euro. I dyshuari për sponsorizim për këto udhëtime ka fituar 16 mln euro nga entet shtetërore duke mos pasur të drejtë që të marrë pjesë në tendera. I akuzuari duhet të shpjegojë si ka mundësi që paratë e shqiptarëve i jepen këtij personi. Prokuroria është në presionin politik të shumicës dhe pse nuk paguan detyrimin për shpifjen. Beteja vijon, shpresoj në vendosjen e të drejtës në vend dhe dënimin e zotit Balla”, u shpreh Berisha.

Seanca gjyqësore

Sa i takon seancës së djeshme, gjykata bëri shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat. Dje u bënë parashtrimet e të dyja palëve, ku mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës, janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij. Ndërkohë, Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni Hetimor, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni. Balla vazhdoi me tej, duke thënë se i qëndronte këtyre deklarimeve. Gjatë seancës pati edhe akuza politike mes njëri-tjetrit. Berisha u shpreh për Ballën, se kishte standard të ulët moral, ndërsa i kujtoi akuzat për udhëtime me trafikant droge./Elisjeda Kiko