Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një premtim të madh për gjithë shqiptarët.
Rama ka publikuar një video me pamje nga qendra të ndryshme shëndetësore të cilat janë transformuar.
Kryeministri thotë se brenda këtij mandati 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen qendrave shëndetësore të Shqipërisë.
‘Mirëmëngjes, dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t’u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😀dhe me kënaqësinë që nga Veriu në Jug, 300 kantiere do t'u ndryshojnë faqen brenda këtij mandati qendrave shëndetësore të Shqipërisë, duke i transformuar nga rrënoja fyese për dinjitetin njerëzor, në pika shërbimi normal për qytetarët e këtij vendi, ju uroj një ditë të mbarë 😊
Publiée par Edi Rama sur Lundi 11 février 2019