Aktori Laert Vasili tha se femrat provokojnë me veshjet e tyre në rrugët e Tiranës, duke kërkuar gjëra materiale ndaj meshkujve.
Pjesë nga debati:
Vasili: Shohim në zona të caktuara të Tiranës femra që dalin dhe kërkojnë vetëm të bëhen tërheqëse nëpërmjet formave të trupit të tyre tek meshkujt dhe ushtrojnë dhunë tek meshkujt duke u kërkuar gjëra materiale, sepse ata ranë në këtë joshje.
Hasa: Demonizimi i gruas. Të shkretët burra sa vuajnë. Viktimizimi Laert nuk të çon as deri në banjë.
Vasili: Ti vazhdon të fyesh.
Hasa: Nuk po të fyej. Thjesht ia fut kot.
Vasili: Me këtë fjalor nuk të shoqëroj, do të ruaj fjalorin që më ka dhënë familja ime.