Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u shpreh se do të jenë qytetarët ata që do vendosin se çfarë do ndodhë në protestën e opozitës në 16 shkurt përpara Kryeministrisë nga ku do të tentohet largimi i Edi Ramës.
I pyetur nëse PD dhe LSI kanë në plan të rrethojnë selinë qeveritare me protestues apo të bllokojnë të gjitha akset rrugore të Tiranës, Bardhi tha se asnjë nga këto dy opsione nuk përjashtohet, por sipas tij mund të ketë edhe lëvizje të tjera radikale, të cilat sipas tij do vendosen ditën e protestës.
“Çdo opsion është i hapur. Nuk përjashton asnjë nga ato që janë thënë, por mund të ketë edhe të tjera. Do ta vendosim atë ditë me qytetarët. Në protestë do të ketë edhe socialistë. Në qytete të ndryshme të vendit na kanë pritur edhe socialistë. Janë të zhgënjyer sepse e kanë parë që kjo nuk është qeveri e PS por qeveri e Edi Ramës.
Gjysma e ministrave nuk kanë lidhje me PS por janë shokë dhe miq të Edi Ramës ose gruas së tij. Nuk është një betejë mes forcave politike, por një qeverie që e ka lidhur fatin e vet me krimin dhe qytetarët. Prandaj, 16 shkurti nuk është protestë politike, por është qytetare”- tha Bardhi.
Zgjidhja e vetme, tha funksionari i PD, pas ezaurimit të rrugëve institucionale dhe ligjore, mbetet largimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij dhe krijimi i një qeverie me mandat tranzitor.
Sigurisht që asnjë nga këto që thotë ky bilbili që trashë zërin si lehje, por të paktën e kupton se askush nuk do t’i vr.asë dhe dhu.noi edhe sikur të ndodhë kështu. Ligji ka kohë për të vepruar për shkelsat, i pret puna.