Deputeti i opozitës Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “A Show” ka folur edhe rreth vendimit tij për të drejtuar LZHK-ën. Shehi tha se nuk ka ambicie për të drejtuar një grupim të rëndësishëm dhe se ka pranuar të jetë ‘Dashi’, edhe pse i vogël.
Adi Krasta: Je drejtues i një partie inekzistente?
Dashamir Shehi: Po, mund të them që drejtoj një klub elektoral
Adi Krasta: Pra, jo grupim i rëndësishëm…
Dashamir Shehi: Jo, po të isha do kisha bërë tjetër përcjellje, disave do ua kisha treguar edhe vendinNë rrafshin politik më ka dobësuar, në rrafshin intelektual të jep liri të tjera. Kam pranuar të jem i vogël dhe të jem Dashi.