osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PS zbulon skenarin e 16 shkurtit, Felaj: Prokuroria duhet të veproj tani… Thirrjet për rrëzime dhe përmbysje me çdo kusht dënoheni me ligj!

PS zbulon skenarin e 16 shkurtit, Felaj: Prokuroria duhet të veproj tani… Thirrjet për rrëzime dhe përmbysje me çdo kusht dënoheni me ligj!

Kryetarja e Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj e ftuar në emisionin “Top Talk” TCH, ka folur ndër të tjera për protestën e opozitës që do të zhvillohet këtë javë.

Ajo u shpreh se fakti që opozita është duke u përpjekur të krijojë tensione artificiale nënkupton se ka një strategji për të krijuar një lloj situate artificiale, për t’i dhënë publikut të kuptojë se këtu ka diçka për të protestuar.

A ka qeveria një skenar të kuptuar politik se çfarë do të ndodhë me protestën e opozitës?

Kësaj pyetjeje, zonja Felaj i përgjigjet duke theksuar paqartësinë e opozitës, jo vetëm për këtë protestë që ka muaj që po e përgatit, por edhe për kauzat e veta që prej fillimit të mandatit të dytë qeverisës të socialistëve.

“Fakti që opozita është duke u përpjekur të krijojë tensione artificiale nënkuptojnë se ka një strategji për të krijuar një lloj situate artificiale, për t’i dhënë publikut të kuptojë se këtu ka diçka për të protestuar”, tha Felaj.

Ajo vuri në dukje numrin e paktë të mbështetësve që po i dalin kryeopozitarit në çdo qytet, një situatë që ajo e cilësoi zhgënjyese për Bashën, e po ashtu do ta cilësonte edhe po të ishte vet në opozitë.

“Megjithatë, është e drejta e çdokujt që të protestojë. Ajo që duhet të sigurohemi është se asnjë lloj proteste nuk duhet të ketë gjëra të tepërta, veprime të dhunshme, sepse kjo është e dënueshme nga ligji”, tha Ermonela Felaj.

Sa u përket thirrjeve për veprime të dhunshme të adresuara qoftë nga kryetari i PD-së, ashtu dhe nga mbështetës të tij, Felaj tha se do t’iu kërkonte organeve përkatëse që të vepronin qysh tani, e jo pasi të ndodhin gjërat, të ndërhyjnë policia apo prokuroria.

Opozita argumenton se veprimet dhe thirrjet e saj janë të bazuara te paligjshmëria e një pushteti të dalë nga zgjedhje të manipuluara. Pikërisht për këtë, thirret populli që të marrë në duar kontrollin, si sovran.

“Opozita ka të drejtë të zhvillojë protesta për çështje të çfarëdoshme. Sa u përket zgjedhjeve të 2017-s, apo edhe të mëparshmet, ato janë njohur nga organizmat ndërkombëtare që monitorojnë Shqipërinë. Kujtoj se në vitin 2017 nuk pati asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor lidhur me zgjedhjet. Parregullsitë që kishte, në krahasim me kohën kur zgjedhjet i menaxhonte opozita kur ishte në pushtet, s’kanë të krahasuar”, tha Felaj.

Ajo sugjeroi se e vetmja gjë që duhet të bëjë opozita, në respekt të zgjedhësve të saj, sikurse edhe socialistët në respekt të zgjedhësve të tyre, është të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore, sepse sipas saj ,“ka braktisur një punë njëvjeçare, me asistencën e ndërkombëtarëve, për të bërë ndërhyrjet e duhura në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që parregullsitë e vërejtura në zgjedhjet e mëparshme të mund të korrigjohen dhe procesi zgjedhor të përmirësohet”.

Felaj shprehet më tej se qeveria është e vendosur të mbrojë rendin dhe sigurinë në vend, sepse këto dy gjëra janë për të gjithë, jo vetëm për ata që janë në pushtet.

“Që nga dita e sotme, unë besoj se të gjitha strukturat që kanë për detyrë të adresojnë çështjet që lidhen me ligjin, të jenë të vëmendshme ndaj organizimeve që mund të shkojnë në drejtim të përdorimit të dhunës”, tha zonja Felaj, duke theksuar se thirrjet për veprime të dhunshme janë të dënueshme, pa pritur që të krijohen pasojat fillimisht.

Po përse qeveria nuk i ka paditur autorët e këtyre thirrjeve? Nga kush presin që të ngrihet padia?

“Në të tilla raste, organet duhet të veprojnë kryesisht, nuk ka nevojë që dikush të bëjë një kallëzim. Kjo, sepse prokuroria dhe çdo organ tjetër kanë lirinë dhe detyrimin e tyre për të vepruar”, tha Felaj.

Sipas Felajt, protesta kanë ndodhur edhe më parë e do të ndodhin në këtë vend, por prokuroria ka detyrën e vet dhe, sapo konstaton një thirrje të tillë ka për detyrë të nisë hetimet. “Je i lirë të protestosh, por nuk je i lirë që të dhunosh”, tha ajo, pa specifikuar nëse me këto që thotë aludon se prokuroria s’po e bën punën e saj.

Qeveria i kërkon opozitës të ulet për Reformën Zgjedhore, por kjo e fundit ka paraqitur kërkesën për qeveri të ndërmjetme, që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse e ka humbur besimin se mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe këtë lloj mazhorance.

“Edhe me këtë kërkesë, opozita po tregon se është e pafuqishme për të bërë opozitë. Duhet të kuptojmë se, zgjedhjet në këtë vend bëhen në periudhën e përcaktuar nga ligji: një herë në 4 vite për pushtetin qendror dhe po një herë në 4 vite, në mesin e mandatit qeverisës, zgjedhje për pushtetin lokal. Sot janë ata të Partisë Demokratike në opozitë, nesër do të jemi ne, por të gjithë bashkë duhet të respektojmë këto rregulla të thjeshta loje të demokracisë”, tha Felaj.