osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

FBI solli dosjen e aferës “CEZ-DIA”, Nuel Kalaj kandidon në Prizren për këshilltar komunal. Prokuroria tallet, s’thirri as Sali Berishën

FBI solli dosjen e aferës “CEZ-DIA”, Nuel Kalaj kandidon në Prizren për këshilltar komunal. Prokuroria tallet, s’thirri as Sali Berishën

Organet ligjzbatuese amerikane kanë dhënë një kontribut të çmuar për plotësimin dhe kopsitjen e dosjeve të “peshqve të mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri.

FBI amerikane e ka sjellë thuajse të gatshme dosjen e aferës së CEZ-DIA, të cilën e kanë lënë në tavolinën e Arta Markut.
Nuel Kalaj është kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e AAK’së.
Në këtë aferë me një dëm ndaj shtetit në vlerën e 500 milionë eurove, janë të implikuar familja Berisha, babë e bir, Sali e Shkelzen, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, si dhe sekseri i familjes “Berisha”, shqiptari nga Kosova Nuel Kalaj.

Çuditërisht organi shqiptar i akuzës nuk është shqetësuar shumë për të marrë në dorë këtë dosje, për t’i bërë “adetin” dhe për ta dërguar për gjykim në gjykatën përkatëse, dhe t’i kthehen shtetit shqiptar paratë e grabitura.

Argumenti i paraqitur deri më tani nga Prokuroria shqiptare, argument që mbrohet me forcë prej saj, është fakti se është shumë e domosdoshme dëshmia e Nuel Kalajt, sekserit të familjes Berisha, e cila tërhoqi nga një bankë e nivelit të dytë 7 milionë euro me një dorë përmes tij.

Këto para i mori si komision ndërmjetësimi për arritjen e marrëveshjes me CEZ e OSSH, pra garantoi shitjen te CEZ për hesap të Berishës, duke tërhequr për familjen Berisha plot 7 milionë euro.

Prokuroria thotë se nuk po e gjen Nuel Kalajn për ta pyetur, pasi dëshmia e tij është shterruese për t’i shkuar në fund kësaj çështjeje dhe për të kthyer në arkën e shtetit paratë e vjedhura.

Madje prokuroria bën me dije se ka dërguar shumë letër-porosi te homologët e Kosovës, por as ata nuk e kanë gjetur Nuel Kalajn për ta sjellë dhe forcërisht në Shqipëri dhe për të dëshmuar në organin e akuzës.

E vërteta e kulluar është se Nuel Kalaj është në Kosovë, merr pjesë në dreka e darka qeveritare, pritje ambasadash, madje po kandidon dhe për këshilltar i komunës së Prizrenit.

Me sa duket mungon dëshira e organit shqiptar të akuzës për të mbyllur hetimin e aferës së CEZ-DIA, pasi do të mjaftonte dosja e sjellë nga FBI, dëshmia e Shkelzen Berishës, Taulant Ballës dhe e Sali Berishës, nëse këtë të fundit do të kishte guxuar ta thërriste për dëshmi.

Dhe për ti mbushur mendjen publikut se e kishte kryer detyrën e thirrjes së Nuel Kalajt përmes organeve homologe kosovare, të publikonte letërkëmbimin me Kosovën.

Por fakt është se prokuroria shqiptare tallet me këtë çështje, pasi po të ishte e vendosur për t’i shkuar hetimit të aferës së CEZ-DIA deri në fund dhe për të rikthyer 500 mijë eurot në arkën e shtetit shqiptar, të paktën mund të kishte pyetur Sali Berishën./Pamfleti